Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 29-vjeçar, pasi i është gjetur kokainë në makinë si dhe një shumë parash.
I riu e kishte bërë gati lëndën narkotike për ta shitur, ndërsa policia i gjeti në makinë edhe një shumë parash prej 38 000 lekësh të rinj, e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.
M. K., banues në Tepelenë, u dënua për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.