Gjashtë vjet pas tragjedisë që goditi Fukushimën në Japoni, të vetmet qënie të gjalla që kanë mbijetuar pas braktisjes së njerëzve janë derrat e egër, të cilët kanë pushtuar pak nga pak qytetin.
Pas zhvendosjes së banorëve, derrat e egër që gjendeshin në kodrat e qytetit, zbritën në kërkim të ushqimit dhe tanimë e kanë kthyer atë në shtëpinë e tyre. Qeveria japoneze është duke menduar lejimin e banorëve për disa prej zonave pranë impiantit nuklear, por njerëzit kanë frikë nga prania e këtyre kafshëve të egra, të cilat tashmë sillen lirisht në rrugët e qytetit dhe oborret e banesave.
Derrat nuk janë të rrezikshëm si pasojë e egërsisë së tyre, por edhe rrezik shëndetësor për banorët, pasi janë ushqyer prej kohësh me mbetje radioktive, ndaj janë burim infeksioni.
https://www.youtube.com/watch?v=k3CACkB5xEM