Vetëm 24 orë pas tërmetit të fortë që goditi qytetin e Durrësit, Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda dha masën e sigurisë arrest me burg për Edi dhe Klevis Lika, babë e bir të pandehur në çështjen “Toyota Auris”.
Për kapjen e 3.4 milion eurove të fshehura në një një prej makinave “Toyota Auris” të ngarkuara në një trailer nga Belgjika janë në burg edhe Agim Ceka e Alban Mollaymeri.
Ndërsa dy kushërinjtë që janë edhe porositësit e automjeteve Alfred e Elvis Vladi janë shpallur në kërkim.
Për origjinën e parave po heton edhe prokuroria belge, ndërsa dëshminë e tij e ka dhënë edhe kreu i opozitës Lulzim Basha, i cili ishte i pari që e denoncoi ngjarjen nga foltorja e parlamentit.
Nga lëkundjet sizmike nuk shpëtoi pa pësuar dëmtime as shtëpia e dy të pandehurve që tashmë do të rikthehen në “arrest me burg”, pasi banonin në lagjen Nr.13 të qytetit bregdetar.