Fotografimi ajror është pjesë e shkëlqimit të qeverive në ushtrimin e kontrollit mbi territor. Edi Rama e arriti pikën më të lartë të karrierës në sundimin e hapësirës, kur ngriti dy satelitët shqiptarë: Albania 1 dhe Albania 2.
Por fotot e para ajrore janë bërë më herët. Në fillim, kur u krijua shteti shqiptar nga Ismail Qemali, u përdorën hartat e kadastrës turke. Edhe mbreti Zog punoi për një farë kohe me këto dokumente. Duke qenë se mbreti kishte shije perëndimore, hoqi dorë nga defterët e Turqisë dhe me ndihmën e italianëve kreu fotot e para ajrore të terrrenit, qysh në vitet 1936-1938.

Enver Hoxha bëri një fotografim më të plotë me ndihmën e rusëve më 1957.

Fotografime të tjera ajrore të Shqipërisë janë kryer në 1978, 1984, 1994, 1999, 2007 dhe 2015-2017.
Por, historia do të shkruajë se kryeministri Edi Rama, pas një shekulli, e ktheu sërish bërjen e hartave tek Turqia. Si ndodhi kjo, që nga satelitët amerikanë të kthehemi tek fotografët nga Turqia? Fillimisht, Rama i drejtoi sytë nga Gjermania e kancelares Merkel.
Ishte kryeministri Rama i mandatit të parë! Në vitin 2015 mori jetë projekti i hartuar qysh në vitin 2015 nga Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG).
ASIG propozoi një fotografim të ri ajror i cili do të shërbejë si hartë-bazë e unifikuar për të gjithë Territorin Shqiptar.Qeveria Shqiptare.


Fotografimi Ajror, do të ishte padyshim i dobishëm për njohjen e gjendjes aktuale të veçorive gjeografike shqiptare dhe formulimin e planeve kombëtare lidhur me territorin. Përveç kësaj, është e mundur të kryhen kërkime shkencore dhe të analizohen situata të rëndësishme, duke krahasuar ortofoton ekzistuese të vitit 2007 dhe ato të zhvilluara rishtazi në vitin 2015.
Dhe gjërat e rëndësishme, Rama gjithnjë ua jep njerëzve të besuar. Në atë kohë, e besuara e tij ishte Ministrja e Inovacionit, Milena Harito. Pra, u mënjanua ASIG.
Ky projekt do te realizohej me pajisje të teknologjisë 3D.
Në nje dalje per mediat ne aeroportin nderkombater te Rinasit prane avionit qe eshte pajisur me mjetet e posaçme per te kryer fotografimin, Ministrja e Inovacionit e vleresoi keshtu kete proçes:

“Kemi të dhëna të sakta mbi godinat psh, pyjet, lartësinë e tyre dhe kjo është një mënyrë për të pasur mundësinë të zgjidhim dhe çështjen e ndërtimeve pa leje, kostua është 290 milion lekë, të reja sigurisht”.
Më tej Milena Harito shtoi: “ Ky fotografim do t’i shërbejë në radhë të parë zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme, përveç kësaj sigurisht do t’i shërbejë agjencisë së legalizimive për të gjithë çështjen e legalizimeve për të pasur të dhëna të sakta mbi godinat që legalizohen, agjencisë së kthimit dhe kompensimit të pronave që është një ndër problemet e tjera që has shteti shqiptar”.

Qysh nga kjo kohë, pati revolucion digjital! Në vitin 2023 Shqipëria do të pajisej me 2 satelitë.
Plot 6 milionë dollarë do iu kushtonte shqiptarëve lëshimi i satelitëve Albania 1 dhe 2 në orbitë. Këtë radhë tenderi është organizuar nga Agjencia e Mbrojtjes Civile, institucion në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Fituese rezultoi kompania “Satellogic USA” Inc. Një drejtori e posacme merr fotot dhe ua shpërndan institucioneve të tjera, përfshirë ASIG. Thuhet se deri tani janë përpunuar 1 mijë foto.
Por, kryeministri ynë një sy e mban nga Turqia. Paralelisht erdhën edhe dronët turq “Bayraktar’.
Edhe këta vëzhgojnë dhe bëjnë foto ajrore.
Ndërkaq, edhe shqiptarët dinë të bëjnë foto. Këto filmime po bëhen nga vetë ASIG në Gjirokastër me teknologjinë UAV. (linku me poshte)
https://www.instagram.com/reel/DOn9qA9jvE5/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=NTc4MTIwNjQ2YQ==
Megjithatë duhen pamje më të gjera për gjithë Shqipërinë. Dhe përsëri kthehen turqit në lojë. Kështu, në fillim të vitit 2026, u shpall tenderi për fotografimin ajror të territorit.
Zyrtarisht tenderi e ka titullin: Ndërhyrje për Përditësimin e Sistemit Kombëtar të të Dhënave Gjeohapësinore për Mbështetjen e Zhvillimit Rajonal: Fotografimi ajror, dixhital i territorit të Republikës së Shqipërisë, Prodhimi i Imazheve ajrore të orientuara nadir dhe oblik, Skanimin LIDAR;DT.

Njeriu i besuar për ta dërguar fondin tek turqit është Dritan Agolli, drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Edhe këtë radhë mënjanohet ASIG.
Janë 2,6 miliardë lekë të ndara për këtë projekt, nga i cili janë përjashtuar shqiptarët, megjithëse kanë dijenitë dhe aftësitë për ta bërë këtë punë.
Në garë kanë qenë dy kompani shqiptare, “Gjeokonsult & Co” dhe “Alb Matrix Group”. Të dyja u skualifikuan për shkak të kriterit te “përvojës së suksesshme në realizimin e shërbimeve të ngjashme”.
Sigurisht, që Dritan Agolli i ka qepur kriteret që të skualifikoheshin të gjithë, përvec firmës turke “Mescioğlu Mühendislik ve Müşavirlik A.Ş”.
Duke parë listën e skulifikimeve, kuptojmë edhe gjeopolitikën e Edi Ramës. Janë skualfikuar kompanitë nga vendet e BE dhe SHBA.
Megjithëse me ofertë më të ulët, me vlerë rreth 2 miliardë lekë, afro 220 milionë lekë më pak se sa turqit, bashkimi i kompanive “Medici Land Governance Inc” (USA) dhe “HP-Surveying” është eliminuar.
Shkaku i skualifikimit duket i pajustitfikuar, përderisa partneri amerikan ka eksperiencë të bollshme në këtë fushë. “Operatori ekonomik “HP-Surveying”, anetar i ketij bashkimi me 20 %, nuk plotëson kriterin e sherbimeve të ngjashme”, shkruhet në dokumentet e tenderit. Nuk mjafton eksperienca e kompanisë amerikane!

Kështu, më 24 janar 2026, kompania turke është shpallur fituese. Open Data Albania e ka shenuar këtë tender me “Flamur të kuq” për të treguar riskun e korrupsionit.
E gjithë procedura ishte e dyshimtë, ashtu, si procedura për satelitët amerikanë. Shkeljet janë të fotografuara dhe mbeten në letër, ndërsa në mendje na vizatohet udhëtimi gjeopolitik i Ramës: nga miqësia me Gjermaninë, BE-në dhe SHBA, tek ndërrimi i kursit drejt Turqisë së Erdoganit.
gijotina.com/










