Papa Françesku ka nisur udhëtimin e tij në Afrikë, i cili më pas do të shtrihet në Republikën Demokratike të Kongos deri më 3 shkurt dhe në Sudanin e Jugut nga 3 deri në 5.
Kryeministri Jean-Michel Sama Lukonde do ta presë atë në aeroportin e Kinshasës. Në udhëtimin e tij në Afrikë, Papa dëshiron të sjellë “një mesazh paqeje dhe pajtimi “.
Pas ceremonisë së mirëseardhjes në “Palais de la Nation”, për Papën do të ketë një vizitë kortezie te Presidenti i Republikës në “Salle Présidentielle” të “Palais de la Nation”.
Më pas do të zhvillohet një takim me autoritetet, shoqërinë civile dhe trupin diplomatik në kopshtin e “Palais de la Nation”.
Të martën në mëngjes, përpara se të largohet nga Casa Santa Marta dhe të niset për në aeroport, Papa Françesku do të takohet me një duzinë migrantësh dhe refugjatësh nga Republika Demokratike e Kongos dhe Sudani i Jugut.