Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se nafta në Kanada është 2.2 herë më e lirë sesa në Shqipëri.
Përmes një postimi në Facebook, ku ka ndarë edhe një foto nga një karburant atje, Berisha thotë se kjo ndodh sepse në Shqipëri 250-300 mijë ton naftë futen kontrabandë nga qeveritarët.
“Nafta në Kanada 93 lekë ose 1.18 dollarë kanadezë, kurse në Shqipëri qytetarët e blejnë 2.2 herë më shtrenjtë! Kjo, sepse 250-300 mijë ton naftë futen kontrabandë nga qeveritarët”, ka shkruar Berisha.
Kujtojmë se prej nisjes së luftës në Ukrainë, çmimi i naftës në Shqipëri ka pësuar një rritje të ndjeshme, duke u renditur ndër vendet me çmimin më të lartë të këtij produkti në botë.