Forcat Speciale operacion “Blitz” në Milot, sekuestrohen miliona lekë, makineta dhe armë zjarri, arrestohet pronari i një biznesi (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Forcat Speciale operacion “Blitz” në Milot, sekuestrohen miliona lekë, makineta dhe armë zjarri, arrestohet pronari i një biznesi (film)

14:30 | 05/10/2021
në Kryesore, Shqiperi
0
Pronari i një lokali dhe menaxheri i tij kanë rënë në prangat e Policisë, gjatë një operacioni të fundit të realizuar në Milot, nga strukturat e Policisë atje dhe Forcat Speciale RENEA nga Tirana. Gjatë operacionit janë sekuestruar 25 milionë lekë të vjetra, 32 makineta dhe armë zjarri.

Njofton Policia e Shtetit:

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative dhe nga informacionet e adresuara nga qytetarët, për ushtrimin dhe organizmin e lotarive dhe basteve sportive pa leje, vënien në dispozicion të lokaleve për lojëra fati, fshehje të ardhurash dhe për shtetas që mbajnë armë zjarri, strukturat policore të DVP Lezhë dhe ato të Komisariatit të Kurbinit, të mbështetura nga forcat speciale RENEA, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në disa lokale dhe ambiente të ndryshme në Kurbin, Milot dhe Lezhë.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në vijim të operacionit “Fati i lojërave”, në aksin rrugor Milot-Thumanë, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e shtetasit Gj. P., që menaxhohej nga shtetasi A. K., kanë gjetur dhe sekuestruar 32 makineta që shërbenin për zhvillimin e lojërave të fatit dhe 2.500.000 lekë të rinj.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar ndaj shtetasit E. L., klient në lokal, i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë, me krehër me 8 fishekë, që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar kanë vënë në pranga shtetasit:

– Gj. P., 29  vjeç, banues në Mamurras, pronari i lokalit dhe A. K., 41 vjeç, menaxheri i lokalit, banues në Thumanë, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Pastrimi i produkteve të veprës ose veprimtarisë kriminale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

– E. L., 29 vjeç (klient në lokal), për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

 

https://fb.watch/8r-CZWoEEg/

 

Read more

Sot seancë në Apelin e GJKKO, shqyrtohet ankimimi i Ballukut kundër masës së pezullimit nga detyra –

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme –

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme –

Sherr mes të rinjve në Sarandë, një 29-vjeçar goditet me thikë –

Etiketa: arrestohet pronari i një biznesi (film)Forcat Speciale operacion "Blitz" në Milotmakineta dhe armë zjarrisekuestrohen miliona lekë

Të Lidhura

Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe –

Sot seancë në Apelin e GJKKO, shqyrtohet ankimimi i Ballukut kundër masës së pezullimit nga detyra –

nga 27
09:35 | 07/04/2026
0

Apeli i Gjykatës së Posaçme shqyrton sot ankimimin e ish zëvendës kryeministres Belinda Balluku, ndaj masës së sigurisë të pezullimit...

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme –

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme –

nga 27
09:27 | 07/04/2026
0

Sot do të luhen ndeshjet e para çerekfinale të Uefa Champions League, aty ku spikat dueli i gjigantëve të futbollit...

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme –

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme –

nga 27
09:18 | 07/04/2026
0

Sot do të luhen ndeshjet e para çerekfinale të Uefa Champions League, aty ku spikat dueli i gjigantëve të futbollit...

Gjendet eksploziv i pashpërthyer pranë një biznesi në Sarandë –

Sherr mes të rinjve në Sarandë, një 29-vjeçar goditet me thikë –

nga 27
09:05 | 07/04/2026
0

Një sherr mes të rinjve ka ndodhur në Sarandë. Mësohet se një 29-vjeçar është goditur me thikë. Si pasojë është...

Para
Bie ndjeshëm numri i rasteve të reja Covid në Kosovë, shënohen 14 viktima në 24 orët e fundit

2 viktima dhe 38 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe –

Sot seancë në Apelin e GJKKO, shqyrtohet ankimimi i Ballukut kundër masës së pezullimit nga detyra –

09:35 | 07/04/2026
Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme –

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme –

09:27 | 07/04/2026
Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme –

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme –

09:18 | 07/04/2026
Gjendet eksploziv i pashpërthyer pranë një biznesi në Sarandë –

Sherr mes të rinjve në Sarandë, një 29-vjeçar goditet me thikë –

09:05 | 07/04/2026
Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan –

Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan –

08:53 | 07/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Sot seancë në Apelin e GJKKO, shqyrtohet ankimimi i Ballukut kundër masës së pezullimit nga detyra –
  • Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme –
  • Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme –
  • Sherr mes të rinjve në Sarandë, një 29-vjeçar goditet me thikë –
  • Trafiku ilegal i armëve, Shqipëria shërben si nyja lidhëse në Ballkan –
  • Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri) –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Sot seancë në Apelin e GJKKO, shqyrtohet ankimimi i Ballukut kundër masës së pezullimit nga detyra –
  • Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com