Foletë e shpendëve në Divjakë-Karavasta rrezikojnë të shkatërrohen nga pallatet shumëkatëshe (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Foletë e shpendëve në Divjakë-Karavasta rrezikojnë të shkatërrohen nga pallatet shumëkatëshe (film)

16:37 | 04/10/2017
në Shqiperi
0

Prej dekadash Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta ka qenë shtëpi e 24 specieve në rrezik zhdukje dhe e miliona shpendëve të tjerë, që e përzgjedhin atë për folenizim apo shtegëtim.

22 hektarët e kësaj zone gëzojnë mbrojtje më të lartë me ligj dhe janë një ekosistem unik flore dhe faune, ky spikat pelikani Kaçurrel.

Çdo vit, disa mijëra vizitorë vijnë këtu veçanërisht për të admiruar nga larg shpendët e rrallë në habitatin e tyre natyror, ndërsa i vrojtojnë ato me dylbi dhe teleskopë.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Të shtunën, një grup të pasionuarisht të natyrës, vrojtuan shpendët në këtë zonë, mes tyre edhe Ervin Allushi, një specialist i menaxhimit të florës dhe faunës pranë Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, i cili tha se zona është jetike për shumë specie.

“Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta është simbol për sa i përket numrit të shpendëve dhe specieve ku kemi rreth 245 lloje,” tha Allushi, duke shtuar se laguna është zona e vetme folenizimi për Pelikanin Kaçurrel.

Megjithatë, një megaprojekt urbanizimi i kompanisë Mabetex, në pronësi të biznesmenit dhe politikanit nga Kosova, Behxhet Pacolli, rrezikon t’i japë fund jetesës së qetë të shpendëve në këtë park.

Projekti i parashikuar prek rreth 15 kilometra vijë bregdetare nga Vila e Bashtovës deri në pikëlidhjen e detit me Lagunën e Karavastasë.

Orintologu Taulant Bino, i cili studion shpendët dhe drejton organizatën AOS që merret me vrojtimin dhe mbrojtjen e tyre, e sheh si të pamundur bashkëjetesën e foleve dhe pallateve këtu.

“Për fat të keq, kjo ligatinë pavarësisht rëndësisë që ka kërcënohet nga faktorë të ndryshëm, por ai që ne e quajmë më të rrezikshmin dhe që në afatgjatë e heq nga faqja e dheut është zhvillimi i modeleve të turizmit masiv,” tha Bino.

“Shqetësimi i pranisë së njerëzve, infrastrukturës që do të shtohet, [do të bëjë që] këtu të mos kemi më park apo një ligatinë, gjithë këta shpendë që shohim sot nuk do të jenë më sepse shtëpia e tyre praktikisht digjet,” shtoi Bino duke iu referuar megaprojektit.

Në maj, 20 organizata mjedisore europiane i bënë thirrje kryeministrit Edi Rama dhe ministrisë së mjedisit të mos i hapin rrugë projektit të urbanizimit të Parkut Divjakë-Karavasta, por ta lënë zonën në gjendjen natyrore.

/Birn/

Etiketa: divjakeKaravastapallateshpend

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
25-vite martesë/ Michelle Obama një dedikim i veçantë dashurie

25-vite martesë/ Michelle Obama një dedikim i veçantë dashurie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje –

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje –

17:26 | 13/03/2026
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë –

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë –

17:02 | 13/03/2026
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:30 | 13/03/2026
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit –

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit –

15:26 | 13/03/2026
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital –

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital –

15:14 | 13/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje –
  • Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë –
  • Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit
  • SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit –
  • Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital –
  • Shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit në krim, pezullohet nga detyra efektivi i policisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje –
  • Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com