Një ish-nxënës i një shkolle në Florida ka vrarë të paktën 17 persona me armë zjarri në shkollën.
19-vjeçari Nicolas Cruz, i akuzuar për kryerjen e sulmit të përgjakshëm ishte përjashtuar nga shkolla Stoneman Douglas në Parkland, Florida.
Ai ka lëshuar alarmin për zjarr duke shkaktuar kaos në shkollë para se të niste të shtënat ndërsa nxënësit janë detyruar të fshihen në klasa derisa policia ka kërkuar në ndërtesë.
Cruz ka filluar të shtënat jashtë shkollës duke vrarë tre persona, më pas ka hyrë në ndërtesë duke vrarë 12 të tjerë. Dy persona kanë vdekur pasi kanë arritur në spital.