Flet shqiptari që shoqëron VIP-at: Nga Ronaldo tek Gabriel Garko, ja si është puna me ta – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Flet shqiptari që shoqëron VIP-at: Nga Ronaldo tek Gabriel Garko, ja si është puna me ta

15:00 | 30/05/2020
në Gossip, Kosove Rajon, Kryesore
0

Hajri Kaci është një nga shqiptarët, që prej vitesh ka realizuar karrierën e tij në Itali. Puna ia ka dashur që të jetë në kontakt përgjatë gjithë kohës me personazhe të famshme në Itali dhe në botë. Në intervistën dhënë për “Gazeta Shqiptare”, ai rrëfen sesi është puna nga afër me ta. Tashmë i suksesshëm edhe në biznes, ai tregon sesi ka për bazë traditat e trashëguara nga familje.

Një shqiptar i suksesshëm në Itali, sa e vështirë ka qenë? Si ishte për një shqiptar t’ia niste nga zero në një shtet të huaj?

Fillimi ishte shumë i vështirë. Si shumë emigrantë që arrijnë në Itali, nuk dija ku të haja, ku të flija. Të gjithë bënin diferencime, sepse në ato vite bashkëkombësit tanë kishin bërë shumë vepra të këqija. Në kronikën e zezë flitej gjithë ditën vetëm për shqiptarë. Kështu që ishte një rrugë e gjitha për ngjitje, por me shumë përpjekje u përpoqa t’ia dal dhe për fat të mirë ia dola.

Read more

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –

Si ka qenë rrugëtimi juaj nga një emigrant, në një biznesmen i suksesshëm?

Nisa të punoja si ‘security’ në evente dhe disko. Në fillim më linin të punoja në vendet më të shëmtuara, të tipit banja apo daljet e emergjencës, sepse në fund të ditës ti ishe vetëm një shqiptar. Pastaj avash-avash me vullnet arrita t’i bind punëdhënësit e mi për një vend më të mirë. Gjithnjë pa mëri, sepse unë kisha projekte për të bërë diçka të mirë në jetë. Më pas u bëra unë shefi dhe urdhëroja unë. Isha pjesë e eventeve më të rëndësishme në Torino, deri te Parlamenti dhe senati, apo edhe Ronaldo dhe Mesi.

Njiheni si truproja i VIP-ave, si është puna me ta, kë do të veçonit ndër të gjitha personazhet e njohura në Itali?

Personazhi që më ka mbetur në mendje është Raul Bova. Nuk është se flas shumë me ta, pasi jam profesionist. Puna ime është të mos flas shumë e të mos përgjigjem shumë.

Si janë VIP-at italianë në krahasim me ata shqiptarë, ku ngjajnë dhe ku ndryshojnë?

VIP-at italianë apo edhe ata botërorë kanë një histori mbi shpatulla. Ndërsa tanë janë disi më komodë, apo euforikë dhe bëjnë hapa të shpejtë, por natyrisht që kur bën hapa të shpejtë, rrezikon të rrëzohesh. Në Itali ne e kemi kulturën të respektojmë dhe ta klasifikojmë atë që është VIP. Ndërsa në Shqipëri VIP janë politikanët dhe jo artistët e vërtetë. Në Itali politikanët më shumë ofendohen.

Tashmë me restorantin tuaj si po shkon puna, ka copëza Shqipërie në restorant, receta apo aksesorë?

Hapja e restorantit ka qenë gjithmonë ëndrra ime dhe e kisha si eksperiencë që para 10 vitesh. Pastaj kisha fatin që motra ime është një kuzhiniere e zonja. Kuzhina është tipike e zonës, pasi ne jemi rritur këtu. Por në shtëpi hamë vetëm kuzhinë shqiptare.

Keni menduar ndonjëherë të lini Italinë dhe të ktheheni të investoni në Shqipëri?

Përpara 3 ose 4 vitesh e kisha menduar të kthehesha në Shqipëri. Në fakt, ndërtova dhe shtëpinë në qytetin e prindërve të mi, bleva edhe shtëpi në det, madje kërkova edhe për mundësinë e ngritjes së një biznesi, por është shumë e vështirë. Duhen vite për ndryshuar mentalitetin dhe jemi akoma larg meritokracisë, në çdo vend pune ka vetëm militantë. Nuk mund të vazhdojë kështu një shtet, më qan zemra, por kjo është e vërteta.

Mes biznesit dhe familjes, sa kohë i merrni shtëpisë për të qenë në punë dhe si e kompensoni?

Dihet që nëse do të kesh sukses, nuk mund të kesh shumë kohë të lirë, ose e lë pas dore familjen. Për mua ka qenë gjithmonë forca ime dhe gjithçka çfarë kam arritur është falë familjes sime, origjinës dhe kulturës sime.

Sa e ka ndryshuar Italia natyrën tuaj shqiptare apo natyrën prej malësori?

Unë jam rritur në Itali, ndaj kam marrë shumë nga mentaliteti i tyre dhe mënyra sesi bëhen gjërat këtu. Por nuk kam harruar asnjëherë origjinën time dhe vlerat e vendit tim. Sidomos zakonet e Lurës, të jesh gjithmonë një burrë i besës dhe i respektit. Padyshim që kjo ka qenë karta ime fituese, traditat që kam trashëguar nga familja ime, sidomos nga gjyshi im, i cili ishte një njeri i shquar në Lurë.

Keni pengje?

Nuk kam asnjë pendesë, do të bëja gjithçka prapë siç e kam bërë, sepse kam pasur sukses edhe kur kam bërë punë të rëndomta që më kanë forcuar, gjithmonë duke u përpjekur të mos bëj gabime.

Cili është hapi i radhës, ndonjë projekt apo sfidë e së ardhmes? Ëndërr që pret ta realizosh?

Natyrisht që e kam një ëndërr në sirtar. Do të doja shumë të ndryshoja mentalitetin në Shqipëri, për ta bërë atë vend më të mirë seç është, sepse ka shumë mundësi, ka detin, malin, agrokulturën. Unë udhëtoj dhe bëj sport edhe në mal dhe mund të them që Shqipëria ka mundësi të mëdha, por drejtohet shumë keq. Ata që drejtojnë, mendojnë vetëm të bëjnë dy lekë pa menduar për të ardhmen./GSH

Etiketa: Gabriel GarkoHajri Kacipersonazhe të famshme në Italishqiptari që shoqëron VIP-at

Të Lidhura

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

nga 27
23:04 | 11/01/2026
0

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

nga 27
22:38 | 11/01/2026
0

Barcelona është fituese e Superkupës së Spanjës. Katalanasit mundën 3-2 Real Madrid, në El Clasicon e mbajtur në Jeddah. Ekipi...

ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

nga 27
22:08 | 11/01/2026
0

Pas denoncimit Shërbimi Social Shtetëror, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Operatorin Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor mori deklaratat përkatëse...

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –

nga 27
21:54 | 11/01/2026
0

Tre fëmijë të mitur në Durrës u morën ditët e fundit në kujdes nga Shërbimi Social, pasi ishin gjetur vetëm...

Para
Vlorë/ Makina përplaset me një motoçikletë, plagoset një person

Aksident me pasojë vdekjen në aksin Levan-Tepelenë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

23:04 | 11/01/2026
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

22:38 | 11/01/2026
ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

22:08 | 11/01/2026
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –

21:54 | 11/01/2026
Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

21:48 | 11/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –
  • ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –
  • S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –
  • Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –
  • Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com