Fleckenstein: Rama të dijë si të përdorë pushtetin, zgjedhjet shans për hapjen e negociatave – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fleckenstein: Rama të dijë si të përdorë pushtetin, zgjedhjet shans për hapjen e negociatave

16:33 | 29/06/2017
në Shqiperi
0

Eurodeputeti gjerman, Knut Fleckenstein në një intervistë dhënë për “Deutsche Welle” vlerëson zhvillimin e zgjedhjeve në Shqipëri dhe e sheh të hapur rrugën për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë. Ai pret që Rama të dijë si të përdorë pushtetin.

DW: Zoti Fleckenstein, zgjedhjet përfunduan ishte një atmosferë ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme. Çfarë note do t’i jepnin zgjedhjeve parlamentare kësaj here?

Ne nuk shpëndajmë nota, por përshtypja ime e përgjithshme është se ato në masë të madhe ishin të rregullta. Megjithatë kam dëgjuar edhe për raste si blerja e votës, dhe kjo duhet parë si të luftohet, sepse është një çështje se si do të organizohet një vend, madje deri diku edhe një çështje nderi për një vend.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Kreu i opozitës Basha, i cili e pranoi humbjen, foli megjithatë për një garë jo të barabartë, ai theksoi se ka pasur blerje të votës…sa shqetësues ishte ky fenomen?

Konkretisht nuk mund të them diçka, na duhet të presim edhe raportin përfundimtar të ODHIR-it. Akuza të tilla unë i kam dëgjuar nga të gjitha palët, kundër njëra-tjetrës. Por më duhet të jem i kujdesshëm këtu dhe të pres vlerësimin e OSBR-ODHIR-it.

A mund të thuhet, se Shqipëria përfundimisht me këto zgjedhje e mbyll epokën e fushatave e zgjedhjeve konfliktuale? Sa ndikoi marrëveshja Rama-Basha në këto zhvillime?

Sigurisht ajo ka luajtur rolin e saj. Dhe unë jam i gëzuar që mund të themi, se zgjedhjet kaluan kryesisht në një atmosferë paqësore, ashtu siç duhet të jetë, dhe se këtu kryeminitri Rama dhe Basha me ujdinë e tyre dhanë një kontribut të madh për këtë.

Edi Rama është triumfuesi i këtyre zgjedhjeve me një përqendrim  të ri pushteti, ai kapi shumicën absolute. Çfarë rreziqesh përmban një përqendrim i tillë i pushtetit?

Shumicat absolute gjithmonë e mbajnë një rrezik me vete, pra që qeveritë e ekzagjerojnë, por në shumë vende ka qeveri që qeverisin me shumicë absolute. Parimisht kjo nuk përbën problem, ai fillon e bëhet i tillë, kur qeveria e keqpërdor këtë pushtet që ka, por për këtë nuk kemi të dhëna për momentin.

A do të thotë kjo se do të jetë më e vështirë në këto kushte për opozitën që të luajë rolin e saj monitorues kundrejt qeverisë? 

Jo, nuk ka pse të jetë kështu. Opozita gjithmonë është në një numër më të vogël se qeveria, ndryshe nuk do ishte opozitë. Por po qe se i llogarisni deputetët të gjithë bashkë, – nuk e di nëse do të ketë koalicione -, por nëse nuk ka, atëherë opozita në parlamentin e ri do të ketë më shumë se 50 vetë, pra sigurisht që është një opozitë e madhe. Më e vështirë bëhet atëherë, kur mazhoranca bëhet shumë më e fuqishme dhe opozita zvogëlohet.

Rama e ka tani “timonin” e pushtetit, siç kërkoi në fushatë, në mënyrë që të kishte më shumë liri për të zbatuar reformat e thella. Çfarë prisni tani nga qeverie e re Rama?

Kryeministri Rama e ka tani rrugën e hapur, për të mbetur tek imazhi tij, dhe nëse ai di ta përdorë si duhet këtë pushtet, ai do të gjejë shumicën që i duhet edhe në parlament. Këtë tani Rama duhet ta vërtetojë. Detyrat që qëndrojnë para qeverisë janë zbatimi i vërtetë i reformës në drejtësi, ajo duhet të çojë përpara luftën kundër drogës, korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar. Në pikë tjetër e rëndësishme do duhet të jetë trajtimi i çështjes së vështirë të pronës dhe gjetja e një zgjidhjeje për këtë. Rama nuk për t’u ankuar, se tavolina e tij e punës do të jetë plot.

I shikoni tani të plotësuara më në fund të gjitha kushtet që BE të japi dritën e gjelbër për të hapur negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në vjeshtë?

Sa i përket atmosferës këto zgjedhje ishin shumë më të kënaqshme, se të mëparshmet. Kur dëgjoj vëzhguesin tonë, zotin Kukan që ishte aty, përmirësimi është i dukshëm. Besoj se nuk ka si bëhet ndryshe, veçse ta themi qartë se tani duhet që të hapen negociatat. Ndoshta do të kalojnë pak javë e muaj derisa të ulen të gjithë në një tavolinë, por nuk duhet të vendosim pengesa të reja, sepse kjo nuk do ishte e drejtë.

/noa.al/

Etiketa: Knut FleckensteinRamazgjedhjet ne Shqiperi

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Adele heq dorë nga muzika

Adele heq dorë nga muzika

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com