Eurodeputeti dhe njëherazi raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein përshëndeti dritën jeshile që dhanë ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të BE-së për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë.
“Urime Shqipërisë dhe Maqedonisë”, shkruan Fleckenstein në profilin e tij “Twitter”. “Progres i vlerësuar! Hapja e negociatave u vendos”, thekson eurodeputeti.
“Përfundimi nga Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme inkurajon qartësisht të dyja qeveritë dhe parlamentet për të vazhduar me procesin e reformave. Keni mbështetjen time deri sa të jemi bashkë në BE!”, tha Knut Fleckenstein.