Pas deklaratës që Ervin Salianji bëri gjatë protestës që opozita zhvilloi mbrëmjen e sotme para Kryeministrisë, se asnjë nuk mund ta përjashtojë nga Partia Demokratike, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Flamur Noka, e ka hequr ish-deputetin nga grupi i Kryesisë në Whatsapp.
Burime pranë Kryesisë, kanë konfirmuar lajmin./Report TV










