Zjarri në malin e Çikës në Vlorë vijon të jetë aktiv prej disa ditësh. Forcat zjarrfikëse e kanë të pamundur të ndërhyjnë për shkak të terrenit të vështirë.
Bëhet me dije se sot pritet të rifillojnë operimin dy avionët “Canadair” për shuarjen e zjarrit. Flakët kanë vijuar në mënyrë intensive dhe gjatë natës, duke e bërë të domosdoshme ndërhyrjen nga ajri.
Ndërkohë që një vatër tjetër zjarri është evidentuar në fshatin e Paqes, në Tarabosh të Shkodrës, ku është djegur një sipërfaqe me shkurre e ferra rreth 800 metra katrorë.
Falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse flakët kanë mundur të neutralizohen. Dyshohet se kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme ndërkohë që hetimet vijojnë ende.