Fituesi i Çmimit Nobel rrezikon 12 vjet burg – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fituesi i Çmimit Nobel rrezikon 12 vjet burg

16:04 | 05/01/2023
në Bota
0

Read more

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

Fituesi i Çmimit Nobel për Paqe, Byalyatski doli para gjyqit në Bjellorusi të enjten, duke rrezikuar dënimin deri në 12 vjet burg në një rast që aleatët e tij e shohin si ndëshkim politik për punën e tij për të drejtat e njeriut.

60-vjeçari, i cili bashkëthemeloi grupin e të drejtave të njeriut “Viasna”, është një nga qindra aktivistët bjellorusë që u burgosën gjatë shtypjes së dhunshme të protestave antiqeveritare që shpërthyen në verën e vitit 2020.

Zoti Byalyatski, i cili në tetor ndau Çmimin Nobel për Paqe me grupin rus të të drejtave të njeriut “Memorial” dhe Qendrën e Ukrainës për Liritë Civile, u arrestua në vitin 2021 së bashku me dy bashkëpunëtorë të organizatës “Viasna”.

Treshja përballet me dënime nga shtatë deri në 12 vjet burg për akuzat e financimit të protestave dhe kontrabandës së parave. Zoti Byalyatski nuk i ka komentuar publikisht akuzat dhe avokatit të tij i është ndaluar të zbulojë informacione për rastin.

Pamjet televizive nga salla e gjyqit treguan tre të pandehuerit të ulur në stola brenda një kafazi metalik, të lidhur me pranga dhe në heshtje ndërsa nisi procesi.

Një aktivist i katërt i të drejtave të njeriut, që u largua nga Bjellorusia, po gjykohet në mungesë për të njëjtën çështje.

Organizata “Viasna” tha në rrjetin social “Twitter” se gjykatësi kishte refuzuar të zhvillonte gjyqin në bjellorusisht në vend të rusishtes dhe hodhi poshtë kërkesën e zotit Byalyatskit për një përkthyes. Gjyqi gjithashtu nuk mori në shqyrtim kërkesën për heqjen e prangave.

Rreth 30 persona, duke përfshirë diplomatë perëndimorë, shkuan në gjykatë por, shumica nuk u lejuan të hynin brenda.

Organizata “Viasna” luajti një rol udhëheqës në ofrimin e ndihmës ligjore dhe financiare për qindra bjellorusë të cilët u burgosën gjatë protestave masive që nisën kur udhëheqësi, Alexander Lukashenko, i cili është në pushtet nga viti 1994, pretendoi fitoren në zgjedhjet e vitit 2020.

“Akuzat kundër kolegëve tanë janë të lidhura me veprimtarinë e tyre për të drejtat e njeriut, ofrimin e ndihmës nga qendra e të drejtave të njeriut ‘Viasna’ për viktimat e persekutimit me motive politike”, u shpreh grupi përmes një deklarate.

Zoti Byalyatski dhe kolegët e tij konsiderohen si “të burgosur politikë” nga aktivistët e tjerë të të drejtave të njeriut. Ata thonë se në burgjet e Bjellorusisë mbahen rreth 1,500 të burgosur politikë.

Sipas tyre, që nga viti 2020, rreth 50,000 njerëz janë arrestuar për pjesëmarrje në protesta, ose pse kanë kritikuar autoritetet./VOA

Të Lidhura

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

nga 27 ok
12:04 | 01/02/2025
0

"Washington Examiner", përmes një artikulli të gjatë, analizon se si administrata e ish-presidentit amerikan, Joe Biden, ndihmoi narko-shtetin e Edi Ramës,...

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Pas Shteteve të Bashkuara që vendosën të ngrijnë fondet për institucionet shqiptare, deri në një rishikim të të gjitha programeve...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

nga 27 ok
15:37 | 30/01/2025
0

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

nga 27 ok
20:31 | 20/01/2025
0

Donald Trump është betuar këtë të hënë (20 janar 2025) si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalimin...

Para
Jo vetëm Ronaldo, edhe Suarez pritet si hero në këtë klub

Jo vetëm Ronaldo, edhe Suarez pritet si hero në këtë klub

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

vanka Trump mbërrin në Kryeministri, takim me Edi Ramën

vanka Trump mbërrin në Kryeministri, takim me Edi Ramën

21:20 | 22/01/2026
Arrihet marrëveshje me Serbinë për personat e zhdukur –

Arrihet marrëveshje me Serbinë për personat e zhdukur –

21:04 | 22/01/2026
Aksident tragjik në Itali! Humb jetën 20-vjeçari shqiptar nga përplasja me kamionin –

Aksident tragjik në Itali! Humb jetën 20-vjeçari shqiptar nga përplasja me kamionin –

20:12 | 22/01/2026
Kemi zbuluar prova se Balluku mund të ketë kryer edhe vepra të tjera penale –

Kemi zbuluar prova se Balluku mund të ketë kryer edhe vepra të tjera penale –

19:34 | 22/01/2026
Tentoi të shpërndante 2.5 kg kokainë, pranga shqiptarit në Itali

Tentoi të shpërndante 2.5 kg kokainë, pranga shqiptarit në Itali

19:16 | 22/01/2026

Më Të Lexuarat

  • vanka Trump mbërrin në Kryeministri, takim me Edi Ramën
  • Arrihet marrëveshje me Serbinë për personat e zhdukur –
  • Aksident tragjik në Itali! Humb jetën 20-vjeçari shqiptar nga përplasja me kamionin –
  • Kemi zbuluar prova se Balluku mund të ketë kryer edhe vepra të tjera penale –
  • Tentoi të shpërndante 2.5 kg kokainë, pranga shqiptarit në Itali
  • Qumështi për foshnje NESTLE tërhiqet nga tregu për shkak të ndotjes bakteriale –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • vanka Trump mbërrin në Kryeministri, takim me Edi Ramën
  • Arrihet marrëveshje me Serbinë për personat e zhdukur –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com