Fitoi zgjedhjet në Hungari/ Kush është Peter Magyar, avokati që e nisi karrierën në partinë e Viktor Orban – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fitoi zgjedhjet në Hungari/ Kush është Peter Magyar, avokati që e nisi karrierën në partinë e Viktor Orban –

07:59 | 13/04/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

I dobët ndaj krimeve dhe i tmerrshëm në politikat e jashtme –

Këmbimi valutor 13 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Nafta rritet mbi 102 dollarë për fuçi, çfarë paralajmërojnë ekspertët –

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Prill 2026 –

Udhëheqësi i partisë, Tisza, Peter Magyar, ka fituar zgjedhjet parlamentare në Hungari, teksa kryeministri aktual, Viktor Orban, e ka uruar për fitoren në votimet e së dielës. Orban ka udhëhequr me Hungarinë për 16 vjet dhe në zgjedhjet e 12 prillit garoi për mandatin e gjashtë radhazi.

Në një prononcim për media, Orban tha se rezultati i zgjedhjeve është i qartë dhe i dhimbshëm për partinë e tij, por u zotua se do t’i shërbejë Hungarisë nga opozita. Ndërkohë, Magyar në një postim në Facebook falënderoi hungarezët për besimin e dhënë.

Kush është Peter Magyar, fituesi i zgjedhjeve në Hungari?

Kur Magyar ishte fëmijë, ai kishte të vendosur në dhomën e tij fotografinë e Orbanit, atëbotë një antikomunist i flaktë. Dekada më vonë, ai e rrëzoi Orbanin nga pushteti. I lindur më 1981 në një familje avokatësh, Magyar po ashtu studioi për drejtësi.

Ai iu bashkua trupit diplomatik të Hungarisë dhe punoi në legjislacionin e Bashkimit Evropian në Bruksel. Pasi u kthye në Hungari, punoi në bankën shtetërore dhe më pas udhëhoqi një agjenci për kredi për studentët. Magyar, mbiemri i të cilit në shqip përkthehet në “hungarez”, hyri në skenën politike të Hungarisë dy vjet më parë.

Kjo ndodhi pasi ish-bashkëshortja e tij, njëherësh ish-ministrja e Drejtësisë në Qeverinë e Orbanit, u tërhoq nga të gjitha rolet politike pasi falja që i bëri një të burgosuri të dënuar për abuzim seksual nxiti zemërim në publik.

Magyar u distancua menjëherë nga partia qeverisëse në shkurt të vitit 2024, duke e akuzuar atë për korrupsion. Më pas, ai mori udhëheqjen e partisë së qendrës së djathtë, pro Bashkimit Evropian, Tisza, që në zgjedhjet evropiane të qershorit të vitit 2024 fitoi 30 për qind të votave, duke dalë e dyta pas Fideszit të Orbanit.

Teksa Orban ka pranuar humbjen, autoritetet zgjedhore hungareze po vazhdojnë publikimin e rezultatave paraprake. Me 81.49 për qind të votave të numëruara, partia Tisza e Magyar pritet të fitojë 137 vende në Parlamentin prej 199 deputetësh. Koalicioni i kryeministrit aktual, Viktor Orban, Fidesz dhe KDNP, sipas rezultateve të deritanishme pritet të fitojë 55 deputetë.

Hungaria ka një sistem të përzier zgjedhor. Votuesit hungarezë në votime kishin të drejtë të zgjidhin një parti dhe një kandidat lokal. Vota për partinë përcakton 93 ulëse në mënyrë proporcionale, ndërkaq 106 vende në parlament vijnë nga qarqet individuale dhe rëndomë ato janë vendimtare.

Po ashtu, pas përfundimit të votimeve, u publikuan disa sondazhe, dy nga të cilat parashikuan fitoren e Magyarit, ndërkaq një atë të Orbanit. Qendrat e votimit u mbyllën në orën 19:00 dhe dalja ishte 77.8 për qind, gjysmë ore para përfundimit të procesit. Kjo shifër shënon rekord të ri, pasi dalja më e lartë më herët ishte regjistruar më 2002 kur kishin votuar 70.5 për qind e votuesve.

Zgjedhjet hungareze janë vëzhguar me kujdes nga Kievi dhe Moska, si dhe nga Bashkimi Evropian, teksa presidenti amerikan, Donald Trump, kishte ofruar mbështetje për Orbanin, i cili ka mbajtur lidhje të ngushta me Rusinë, edhe pasi Moska nisi pushtimin e Ukrainës më 2022.

Të dyja kampet kanë bërë akuza për ndërhyrje të jashtme gjatë fushatës në Hungari, që ka 9.5 milionë banorë. Në garë morën pjesë vetëm pesë parti më së paku parti pjesëmarrëse në zgjedhje që nga demokratizimi i Hungarisë më 1990 pasi disa parti u tërhoqën nga gara për të rritur shanset e fitores të partisë Tisza.

Orban, 62 vjeç, synonte mandatin e gjashtë radhazi. Si anëtar i BE-së, ai ka arritur të bllokojë apo zbusë shumë vendime të BE-së për sanksionet ndaj Rusisë, pasi Moska nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më 2022. Po ashtu ka penguar disa vendime për mbështetjen e BE-së për Ukrainën.

Magyar, 45 vjeç, hyri në skenën politike dy vjet më parë, duke fituar mbështetje në mes të stagnimit ekonomik. Udhëheqësi i partisë Tisza, Peter Magyar, gjatë fushatës zgjedhore u kishte bërë thirrje hungarezëve “që të rimarrin atdheun” për të konfirmuar vendin e Hungarisë në BE si dhe ka premtuar se do të luftojë korrupsionin dhe do të ofrojë shërbime më të mira për qytetarët.

Orban në tubimet zgjedhore kishte paralajmëruar “që të mos vihet gjithçka në rrezik”, duke bërë thirrje që të “mbrohet ajo çfarë kemi arritur. Kryeministri hungarez e kishte bërë Ukrainën temë kyç të fushatës së tij, duke e paraqitur këtë shtet fqinj, që po lufton kundër pushtimit të nisur nga Rusia, si shtet “armiqësor” ndaj Hungarisë.

Ai po ashtu ishte zotuar se do të vazhdojë shtypjen ndaj “organizata të rreme të shoqërisë civile, gazetarëve të blerë, gjykatësve dhe politikanëve”. Sipas organizatës Ambesty Iternational, Hungaria, së bashku me Bullgarinë, janë shtetet më të korruptuara të BE-së./REL

Të Lidhura

I dobët ndaj krimeve dhe i tmerrshëm në politikat e jashtme –

I dobët ndaj krimeve dhe i tmerrshëm në politikat e jashtme –

nga 27
08:47 | 13/04/2026
0

  Presidenti amerikan, Donald Trump ka sulmuar ashpër Papa Leonin përmes një postimi në platformën Truth Social. Në reagimin e...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 13 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

nga 27
08:19 | 13/04/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.3 lekë dhe do shitet me...

Kriza energjetike detyron kthesë të fortë, Trump lehtëson sanksionet ndaj rezervave të naftës iraniane –

Nafta rritet mbi 102 dollarë për fuçi, çfarë paralajmërojnë ekspertët –

nga 27
08:15 | 13/04/2026
0

Çmimet e naftës u rikthyen mbi 100 dollarë për fuçi, ndërsa tregjet aziatike të energjisë u hapën më lart të hënën, pasi bisedimet midis Shteteve...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Prill 2026 –

nga 27
07:43 | 13/04/2026
0

Dashi Dite shume e paqëndrueshme dhe here pas here e mbushur me mosmarrëveshje kjo e sotmja. Mundohuni me çdo mënyre...

Para
Kriza energjetike detyron kthesë të fortë, Trump lehtëson sanksionet ndaj rezervave të naftës iraniane –

Nafta rritet mbi 102 dollarë për fuçi, çfarë paralajmërojnë ekspertët -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

I dobët ndaj krimeve dhe i tmerrshëm në politikat e jashtme –

I dobët ndaj krimeve dhe i tmerrshëm në politikat e jashtme –

08:47 | 13/04/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 13 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:19 | 13/04/2026
Kriza energjetike detyron kthesë të fortë, Trump lehtëson sanksionet ndaj rezervave të naftës iraniane –

Nafta rritet mbi 102 dollarë për fuçi, çfarë paralajmërojnë ekspertët –

08:15 | 13/04/2026
Fitoi zgjedhjet në Hungari/ Kush është Peter Magyar, avokati që e nisi karrierën në partinë e Viktor Orban –

Fitoi zgjedhjet në Hungari/ Kush është Peter Magyar, avokati që e nisi karrierën në partinë e Viktor Orban –

07:59 | 13/04/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Prill 2026 –

07:43 | 13/04/2026

Më Të Lexuarat

  • I dobët ndaj krimeve dhe i tmerrshëm në politikat e jashtme –
  • Këmbimi valutor 13 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Nafta rritet mbi 102 dollarë për fuçi, çfarë paralajmërojnë ekspertët –
  • Fitoi zgjedhjet në Hungari/ Kush është Peter Magyar, avokati që e nisi karrierën në partinë e Viktor Orban –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 13 Prill 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 13 Prill 2026 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • I dobët ndaj krimeve dhe i tmerrshëm në politikat e jashtme –
  • Këmbimi valutor 13 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com