Fiskalizimi, kontabilistët: Faza III e parealizueshme, nga 1 shtatori rrezikohet bllokimi i aktivitetit të biznesit të vogël – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fiskalizimi, kontabilistët: Faza III e parealizueshme, nga 1 shtatori rrezikohet bllokimi i aktivitetit të biznesit të vogël

13:55 | 04/08/2021
në Kryesore
0

Nga 1 shtatori pritet të nisë zbatimin faza e tretë e procesit të fiskalizimit, me bizneset që kryejnë transaksione me para në dorë për konsumatorin. Ky është grupi i fundit i subjekteve që do të përfshihen në sistemin e ri të faturimit elektronik.

Në total, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, do të fiskalizohen rreth 100 mijë biznese. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për fazën e dytë që nisi zbatimin nga 1 korriku mes bizneseve që kryejnë transaksione me para në dorë kishin detyrimin e fiskalizimit rreth 34 mijë subjekte.

Si rrjedhojë, në fazën e tretë, do të duhet të përfshihen gati 70 mijë subjekte.

Read more

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet –

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet –

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 03 prill 2026. –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Në fazën e dytë nuk kanë filluar fiskalizimin as gjysma e subjekteve që e kishin detyrimin

Deri më 29 korrik, sipas të dhënave të tatimeve janë fiskalizuar 13,633 biznese ku 5,550 prej tyre janë biznes i vogël dhe 7,937 biznes i madh, pra as gjysma e atyre që kishin detyrimin për t’u fiskalizuar.

Për shkak të numrit të ulët të bizneseve të mëdha që janë përfshirë deri tani në fiskalizim dhe problemeve të shumta që u krijuan në fazën e dytë, kontabilistët shprehen se faza e tretë do të jetë e parealizueshme.

Shqetësuese për ta është situata e krijuar nga ndërveprimi i bizneseve të fiskalizuara me ato që nuk janë fiskalizuar. Kontabilisti Sotiraq Dhamo thotë se nga 1 shtatori, me heqjen e blloqeve tatimore, bizneset e vogla që nuk janë fiskalizuar do t’u bllokohet aktiviteti. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve informoi më herët se përdorimi i dokumentacionit tatimor ekzistues do të vijojë deri në datën 31 gusht 2021, ndërsa tërheqja e blloqeve tatimore do të mund të kryhet deri më 15 gusht 2021.

“Nëse në muajin shtator do të mblidhen blloqet tatimore, procesi i fiskalizimit është i parealizueshëm dhe aktiviteti i bizneseve që nuk janë fiskalizuar dhe nuk përdorin blloqe tatimore do të bllokohet. Në këtë rast DPT ose do t’u thotë bizneseve se për shitjet me pakicë do t’u lejohet t’i përdorin përsëri ose do të vazhdojnë të shiten blloqet e reja. Sipas ligjit aktual nëse ke probleme me fiskalizimin (nuk ke internet apo drita), do të përdorësh faturat tatimore që më pas duhet të dërgohen në degën rajonale të tatimeve dhe do të fiskalizohen.

Nëse biznesi ka problem të përkohshëm prej 2-3 ditësh mund t’i fiskalizojë vetë faturat e lëshuara. Faturat e reja duhet të fiskalizohen ose e thënë ndryshe do të futen në platformën e fiskalizimit. Rekomandoj që për biznesin e vogël procesi të shtyhet dhe të nisë në 1 janar 2022”, shprehet Dhamo.

Për sa u përket faturave të reja që po lëshohen, kontabilisti Armand Mala thotë se përdorimi i tyre është i përkohshëm (kur ke probleme me sistemin), me rregullimin e sistemit ato do të fiskalizohen. “Sipas ligjit nuk shërbejnë për ata subjekte që nuk janë fiskalizuar”.

Kontabilisti Mala thotë se faza tranzitore e zbatimit të procesit të fiskalizimit nxori në pah një sërë problematikash dhe në këtë situatë është e nevojshme mbështetje ei pakufi nga ana administratës tatimore, por edhe një afat i shtyrjes së mosvënies së gjobave. “DPT pas çdo problematike të hasur të nxjerrë udhëzimet përkatëse në kohe, pa lënë në dorë të biznesit të supozojë sesi duhet të veprojë në çdo rast (kujtojmë rastin kur nuk tregohej çdo bëhej me faturat e bizneseve të pafiskalizuara, do njihen apo jo si të zbritshme nga tatimet).

Administrata tatimore duhet të jetë shumë afër me biznesin gjatë gjithë periudhës tranzitore, për çdo problematikë të konstatuar ta adresojë nëpërmjet udhëzimeve sa më shpejt të jetë e mundur pa kaluar stresin tek bizneset. E nëse periudha deri me 31.12.2021 mos të mjaftojë për ta konsoliduar procesin, të mendojë për shtyrje të afatit pa aplikuar gjoba”, nënvizon Mala.

Në 1 Janar 2021 nisi faza e parë për transaksionet pa para në dorë midis tatimpaguesve dhe enteve publike (B2G), në 1 korrik 2021 nisi faza e dytë për transaksionet pa para në dorë midis tatimpaguesve (B2B), ndërsa më 1 shtator do të nisë faza e tretë për transaksionet me para në dorë tatimpagues-konsumator (B2C). Sipas të dhënave të DPT, deri në fund të muajit korrik, janë lëshuar mbi 9 mln fatura të fiskalizuara. /Monitor

Etiketa: 1 shtatorifiskalizimiKontabilistet

Të Lidhura

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet –

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet –

nga 27
09:46 | 03/04/2026
0

Në GJKKO po zhvillohet seanca e radhës e gjyqit në themel për dosjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajn, bashkëshorten...

09:44 | 03/04/2026
0

Në GJKKO po zhvillohet seanca e radhës e gjyqit në themel për dosjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajn, bashkëshorten...

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 03 prill 2026. –

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 03 prill 2026. –

nga 27
09:29 | 03/04/2026
0

Dashi Në marrëdhënie sot mund të ndjeni nevojën për më shumë afërsi dhe mirëkuptim, ndaj mos hezitoni të hapni zemrën....

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

nga 27
23:15 | 02/04/2026
0

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Para
Varreza e dy rekordeve botërore dhe europiane

Varreza e dy rekordeve botërore dhe europiane

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet –

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet –

09:46 | 03/04/2026
Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet –

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet –

09:44 | 03/04/2026
Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 03 prill 2026. –

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 03 prill 2026. –

09:29 | 03/04/2026
Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

23:15 | 02/04/2026
Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

22:51 | 02/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet –
  • Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet –
  • Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 03 prill 2026. –
  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –
  • Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet –
  • Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com