3 persona ende të pa identifikuar janë futur në banesën e shtetases A.Ç., 77 vjeçe në Finiq të Sarandës, ku kanë arritur të vjedhin një shumë të ardhurash prej 3500 euro si dhe 2 aparatë celularë.
Është ngritur një grup hetimor i cili po merret me zbardhjen e ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.