Situta brenda PS mesa duket se ka nisur të lëkundet. Bëhet me dije se ka një ftohje mes Sekretarit të Përgjithshëm, Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetajt e Belinda Ballukut, lidhur me zgjedhjet lokale që po afrojnë. Sipas zërave, Gjiknuri është parë më pranë kryebashkiakut Erion Veliaj.
Megjithatë zërat për një ftohje të tillë, i hodhi poshtë vetë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku.
E ftuar në emisionin “Breaking”, Balluku tha se Partia Socialiste është një parti e hapur ku qarkullon mendimi i lirë.