Reshjet e shiut kanë rritur prurjet në liqenin e Fierzës, në 1200 metër kub në sekond. Ky është një rast i pazakontë i nivelit të ujit gjatë viteve të fundit, pasi ndodhemi vetëm në pragun e verës.
Prej fillimit të muajit maj, Kukësi është nën ndikimin e reshjeve të shiut, gjë që ka sjellë problematika në qarkullim në rrugët rurale por edhe në ato nacionale.
Më problematike është aksi rrugor Kukës-Shishtavec, e cila është çdo ditë nën pushtetin e rënies së gurëve dhe dherave pasi nuk ka mirëmbajtje për rrugën, dhe është e amortizuar.