Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë një 33 vjeçar pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Në pranga ka rënë shtetasi Erjon S., 33 vjeç i cili ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij, shtetasit M.S, 61 vjeç.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë në lagjen “29 Nëntori”, në afërsi të Gjykatës Fier.
Kujtojmë se me vendim e Gjykatës babai i të arrestuarit gëzonte urdhrin e mbrojtjes i cili sërish nuk e ka ndaluar, të ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj viktimës.