Një i ri ka tentuar ti japë fund jetës duke u lidhur me çarçafë brenda qelisë së tij, në burgun e Fierit.
Bëhet me dije se i dënuari është 25 vjeçari Marlind Ymeraj i cili u kap në kohë nga gardianët e burgut dhe u dërgua me urgjencë në spital.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, si dhe arsyet që e kanë shtyrë 25 vjeçarin të ndërmarrë këtë akt fatal për jetën e tij.