Një i moshuar kishte ndërruar jetë prej 20 ditësh, por që askush nuk e kishte vënë re. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Patosit në Fier, ku në banesën e tij është gjetur i vdekur pa shenja dhune, Sami A, 86-vjeç.
Pas ekspertizës mjeko-ligjore rezultoi se vdekja ka ndodhur para 20 ditësh dhe ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Ky rast në Shqipëri, mund të konsiderohet një ngjarje e rëndë, duke pasur parasysh edhe lidhjet shoqërore, të gjakut apo numrin e vogël të popullsisë.