Sabri Fejzullahu është një nga artistët më të mirë shqiptar, i njohur për hitet e tij mes dekadash dhe interpretimet e paharrueshme “live”, ndërsa sot, edhe pse nuk e tregon aspak, këngëtari feston 75-vjetorin.
Kjo datëlindje e gjen “axhën” Sabri, siç e thërrasin të gjithë, mes dashurisë pa kushte nga familja e tij dhe urimet e tyre në rrjetet sociale e tregojnë mjaft qartë këtë. Sigurisht e para që e ka uruar është bashkëshortja e tij, partnerja e jetës, Nera Fejzullahu, e cila i dedikon këto fjalë emocionuese: “Ti je gjysma ime më e mirë. Ti që mu gjende pranë në ditët më të vështira të jetës sime. Ti që kurrë nuk më the e ke gabim. Ti që pa ty nuk do të kishte vlerë qenia ime. Gëzuar ditëlindjen zemra ime. Faleminderit që ekziston!”
Megjithatë urimi që ka tërhequr vëmendjen është ai i nuses së tij, bashkëshortes së Ermal Fejzullahut, Arianës. Nuk duam të themi që dedikimi i saj ishte më i bukur apo më emocionues se të tjerët, por vetëm për faktin që duke marrë parasysh marrëdhëniet që nusja mund të ketë me familjen e partnerit, na duket ky i Arianës me të vërtetë një urim special, i mbushur me respekt e dashuri.
“Babush urime ditëlindjen! Të uroj lumturi, dashuri dhe shëndet të plot. Faleminderit për frymëzimin që na jep çdo ditë,”-shkruan Ariana, teksa e kujton Sabriun dhe Nerën për detyrat e gjyshërve:
“Mos harroni të merrni nipërit dhe mbesat për fundjavë,”
Pak më i thjeshtë ka qenë urimi i vetë Ermalit për të atin, por sërish, plot me ndjenja.
Shumë urime axha Sabri edhe nga ne!