Festivali i Filmit në Berlin këtë vit i dedikohet krizës botërore të refugjatëve. Kështu u shpreh regjisori italian Gianfranco Rosi.
Godina ku mbahet aktiviteti është veshur pjesërisht me jelekë shpëtimi që mbahen në varkat me të cilat refugjatët vijnë në brigjet e Europës. Shumë aktore u veshën me mushamatë të cilat përdorin refugjatët kur dalin në breg.
Gianfranco Rosi ka realizuar një dokumentar mbi krizën e refugjatëve në brigjet e Lampeduzas në Itali, të titulluar “Fuocoammare” “Zjarr në det”.
Ky dokumentar ka ndezur tonet e diskutimit këtë vit në Berlinale, pasi vetë drejtori i festivalit, Dieter Kosslick, bëri thirrje që festivali të ishte një homazh për refugjatët