Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës në juglindje të vendit është rritur numri i personave të cilët kanë hyrë drejt tokës së Republikës së Shqipërisë.
Dy ditët e fundit janë mbi 6000 persona të cilët kanë përdorur këtë pikë kufitare për t’u futur drejt Shqipërisë, më së shumti emigrantë shqiptarë që jetojnë e punojnë në shtetin grek, të cilët vijnë për të festuar festat e fundvitit afër familjarëve të tyre
Nuk paraqiten radhë të gjata pasi pala e doganës shqiptare është duke punuar me kapacitet maksimal, ku janë 4 sportele në hyrje e 2 në dalje ndërkohë më e gjatë është radha në tokën greke, pasi pala greke punon vetëm me dy sportele dalëse.