Fëmijët e mi, me gjasë ju nuk do lindni kurrë! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fëmijët e mi, me gjasë ju nuk do lindni kurrë!

21:30 | 28/12/2018
në Shqiperi
0

Nga Flogerta Krypi

Fëmijët e mi, Unë sot jam 24 vjeç e pesë muaj e katër ditë dhe kam frikë t’iu them se me shumë mundësi ju nuk do të lindni kurrë. Kam vite që ëndërroj t’iu kem pranë, dy djem dhe një vajzë, por ia që nuk mundem t’iu sjell në jetë sepse kam frikë. Sot nuk mungon asnjë gjë në fakt për t’iu dhënë jetë sepse dhe nëse nuk kam një partner, teknologjia mjekësore ka bërë të mundur të kem fëmijë, por dhe nëse nuk do ishte kjo gjë e mundur fare mirë mund t’iu adoptoja.

Mua më ka mahnitur gjithmonë një ide e tillë. E prapë unë nuk mundem as këtë ta realizoj. Nuk mundem t’ua shpjegoj arsyet saktësisht ashtu siç janë sepse unë realisht nuk i di dhe vetë. Shoh miket e mia më të mira dhe “i kam zili”. Ata kanë në duar krijesat e tyre dhe e shoh në sytë e tyre sa të lumtura janë dhe pse kanë shumë vështirësi ekonomike. Unë nuk jam aq e guximshme sa ta. Nuk ka të bëjë me kushtet ekonomike. Të gjithë shqiptarët të varfër janë. Në Shqipëri nuk ka asgjë të mesme ndaj nuk më shqetëson shumë ideja që mund t’iu lind në një vend ku rroga minimale është 210 mijë lekë të vjetra dhe po aq kushton minimalisht një shtëpi e vogël me qera.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

E mbaj veten për shumë të zonjën dhe fundja fundit ju me siguri do të lindni në Gjermani e atje do keni një jetë. Sepse nëna juaj nuk e ka patur kurrë një të tillë. Më falni shumë për gjithçka po them në këtë moment, por kjo është e vërteta e ekzistencës time dhe është mirë ta dini përpara se të gjykoni për vendimin tim drastik që shpresoj të ndryshojë përpara se të vdes.

Unë jam lindur në një vend pa kohë. Stërgjyshi im nga ana e babit me sa më kanë thënë ka vdekur në kryengritjet e Malit të Zi në 1911 përpara se të shpallej pavarësia. Gjyshërit dhe prindërit e mi kanë jetuar në kohën e shembjes së komunizmit, kurse unë jetoj në brezin e humbur të Shqipërisë. Kjo kohë ka filluar tre vite para se ime më të më sillte në jetë dhe vashdon dhe sot e kësaj dite. E quajnë tranzicion, por në fakt i ka kaluar të gjitha përkufizimet e këtij termi. Ndaj sot iu kërkoj ndjesë që unë nuk mund të mendoj më për ju aq fuqimisht sa dikur. Sepse unë dhe ju jetojmë në kohën e askujt. Kjo është thjesht koha e hiçësisë ku injoranca është vyrtyt dhe formë jetese, e kjo më frikëson më shumë se çdo gjë tjetër.

Ndaj iu kërkoj falje që marr guximin të mos guxoj të mendoj më për sjelljen tuaj në jetë, por unë nuk mund t’iu dënoj me një jetë të tillë. Sepse unë nuk jam e zonja më për të ndryshuar asgjë në kohën e askujt e ashtu si unë janë shumë. E kjo ndodh për shumë arsye, por kryesorja se unë e kam humbur totalisht besimin tek vetja dhe besimin që një ditë do e bëjmë Shqiperinë e ju të thoni me krenari “unë jetoj në kohën e dikujt”.

https://www.kultplus.com/opinione/femijet-e-mi-me-gjase-ju-nuk-do-lindni-kurre/
Etiketa: femijeFlogerta Krypi

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Intervista e rrallë e policit të vrarë në Kosovë: Do ta çlirojmë vendin pa marrë parasysh çmimin! (film)

Intervista e rrallë e policit të vrarë në Kosovë: Do ta çlirojmë vendin pa marrë parasysh çmimin! (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

23:01 | 15/03/2026
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

22:11 | 15/03/2026
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

22:05 | 15/03/2026
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

21:53 | 15/03/2026
Duhet t’a nisim nga vetja –

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër –

21:33 | 15/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –
  • Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –
  • Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër –
  • Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com