FBI kontrolloi shtëpinë e Joe Biden, por… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

FBI kontrolloi shtëpinë e Joe Biden, por…

21:13 | 01/02/2023
në Bota
0

Read more

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

FBI-ja nuk gjeti dokumenta të klasifikuara gjatë një kontrolli të urdhëruar nga Departamenti amerikan i Drejtësisë në një nga shtëpitë e Presidentit Joe Biden, njoftoi avokati personal i zotit Biden, Bob Bauer.

Kontrolli u bë si pjesë e hetimit për materialet e klasifikuara, nga koha kur ai ishte nënpresident. Zoti Bauer tha me anë të një deklarate se nga kontrolli në shtëpinë e plazhit të zotit Biden në Reheboth të shtetit Delauerë u morën disa materiale dhe shënime nga koha kur ai ishte nënpresident për një analizë të mëtejshme.

Kontrolli ishte planifikuar

Ai kishte thënë më herët se kontrolli, ishte planifikuar dhe kryer me “mbështetjen dhe bashkëpunimin e plotë të presidentit”. Kontrolli nga agjentët e FBI-së duket të jetë një zgjerim i hetimit për mënyrën se si veproi zoti Biden me dokumentat e klasifikuara. Materiale të tilla janë gjetur në shtëpinë e tij në Uilmington të Delauerës dhe në një zyrë që ai përdori pasi shërbeu si nënpresident gjatë administratës së presidentit Barack Obama.

Ceshtje problematike

Kjo çështje është bërë problematike për zotin Biden, i cili pritet të shpallë kandidaturën për t’u rizgjedhur në javët ose muajt e ardhshëm. Gjetja e dokumentave të klasifikuara i heq atij dhe demokratëve të tjerë një argument kundër ish-presidentit Donald Trump, të cilit gjithashtu iu gjetën dokumente të klasifikuara në shtëpinë e tij në Mar-a-Lago. Zoti Trump e ka nisur fushatën presidenciale dhe mund të përballet me zotin Biden në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2024.

Avokati

Avokati Bauer tha se Departamenti i Drejtësisë vendosi ta bënte kontrollin pa njoftim paraprak për publikun.

“Sipas procedurave standarde, në interes të sigurisë dhe integritetit operacional, Departamenti i Drejtësisë kërkoi ta bënte kontollin pa njoftim paraprak publik dhe ne ramë dakord të bashkëpunonim,” tha ai.

Dokumente të klasifikuara janë gjetur edhe në shtëpinë e ish-nënpresidentit Mike Pence.

Zoti Biden është zotuar të bashkëpunojë dhe zoti Pence ka thënë se merr përgjegjësi për dokumentet e gjetura. Zoti Trump u rezistoi përpjekjeve për të kthyer materialet në zotërim të tij dhe si rezultat, FBI-ja ndërmori një kontroll në Mar-a-Lago. Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland ka emëruar dy prokurorë të posaçëm për të shqyrtuar mënyrën e veprimit me dokumentat e klasifikuara nga zoti Trump dhe zoti Biden.

Ndërkohë sipas njoftimeve, Arkivi Kombëtar u ka kërkuar të gjithë ish-presidentëve dhe nënpresidentëve amerikane që të kontrollojnë të dhënat e tyre personale për dokumente të klasifikuara ose materiale të tjera presidenciale që duhet të ishin dorëzuar kur ata u larguan nga detyra.

Marrja ose mbajtja e materialeve të klasifikuara me vetëdije ose me dashje është e paligjshme, megjithëse asnjë president ose nënpresident aktual ose i kaluar nuk është akuzuar për keqbërje./Voa/

Të Lidhura

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

nga 27 ok
12:04 | 01/02/2025
0

"Washington Examiner", përmes një artikulli të gjatë, analizon se si administrata e ish-presidentit amerikan, Joe Biden, ndihmoi narko-shtetin e Edi Ramës,...

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Pas Shteteve të Bashkuara që vendosën të ngrijnë fondet për institucionet shqiptare, deri në një rishikim të të gjitha programeve...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

nga 27 ok
15:37 | 30/01/2025
0

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

nga 27 ok
20:31 | 20/01/2025
0

Donald Trump është betuar këtë të hënë (20 janar 2025) si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalimin...

Para
Rikthehen në SPAK aktet për ish-oficerin, ja arsyeja –

SPAK sekuestron celularin e "krahut të djathtë" të Taulant Ballës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët –

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët –

23:27 | 31/03/2026
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:03 | 31/03/2026
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë –

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë –

22:53 | 31/03/2026
Turqia në avantazh me nje gol që dukej offside, nuk mungojnë protestat (VIDEO) –

Turqia në avantazh me nje gol që dukej offside, nuk mungojnë protestat (VIDEO) –

22:11 | 31/03/2026
Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën (VIDEO) –

Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën (VIDEO) –

21:57 | 31/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët –
  • Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
  • Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë –
  • Turqia në avantazh me nje gol që dukej offside, nuk mungojnë protestat (VIDEO) –
  • Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën (VIDEO) –
  • Kosova ndalet nga traversa, Asllani afër supergolit në “Fadil Vokrri” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët –
  • Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com