Moderatorja Fatma Haxhialiu i ka kërkuar dy mijë euro mikes së saj Aulona Musta. Mbrëmjen e kaluar, gjatë emisionit “Goca dhe Gra”, ajo u vendos që si dënim në lojën “Ruleta e Celularit”, të telefononte kontaktin e parë dhe ti kërkonte 2000 euro borxh.
Kontakti që zgjidhi Fatma ishte pikërisht Aulona Musta. Si përgjigje, Aulona i tha se atë mbrëmje nuk bënte dot gjë për të, por që të nesërmen në mëngjes, do të rregullonte gjithçka.
Fatma Haxhialiu: O buq çfarë po bën
Aulona Musta: Hë mi, po lyhem
Fatma Haxhialiu: A ke emision ti sot
Aulona Musta: Po
Fatma Haxhialiu: Më duhen dy mijë euro për sot
Aulona Musta: Alo?
Fatma Haxhialiu: Hë më dëgjon?
Aulona Musta: Alo?
Fatma Haxhialiu: Më duhen 2 mijë euro
Aulona Musta: Për sot? Sot s’bëhet gjë, nesër në mëngjes po, se sot unë po iki direkt në emision.