Fation Duro i mbush xhepat Alfred Ibrahimit me tenderin 330 MLN lekë, banorët presin të shpëtojnë pallatet nga rrëshqitja  – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fation Duro i mbush xhepat Alfred Ibrahimit me tenderin 330 MLN lekë, banorët presin të shpëtojnë pallatet nga rrëshqitja 

14:25 | 11/10/2024
në Kryesore, Shqiperi
0

Alfred Ibrahimi ia paska gjetur anën edhe Fation Duros, kryebashkiakut të Patosit. Biznesmeni vazhdon merr punë publike megjithëse është në listën e përfituesve të tenderave në skemën bashkëpunuese me “5D” (kompania e drejtorëve të Veliajt, të arrestuar nga SPAK).

Këtë radhë bëhet fjalë për 330 milionë lekë që janë planifikuar për të ndërtuar një mur mbrojtës në rrugën “Demokracia”. Më konkretisht tenderi ka objekt ‘Ndërtim muri, mbajtësit e strukturave metalike për përforcim të bazamentit dhe rikonstruksionit të rrugëve të tjera nga rrëshqitja’.

Read more

Nëndrejtori i Policisë Tiranë u pezullua pas skandalit tek AKSHI, ja kush e zëvendëson Erion Ismailin –

Shkarkimet në tre hidrocentralet e kaskadës së Drinit, përmbytet sërish Oboti! Niveli i ujit arrin në 50 cm –

Reshjet e dëborës krijojnë problematika në disa akse rrugore në Korçë, apel për drejtuesit e mjeteve –

Këmbimi valutor 17 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Sipas të dhënave nga relacioni teknik do të bëhet një strukturë mbrojtëse buzë Rrugës “Demokracia”, pasi kur ka reshje të shumta shiu ndodhin rrëshqitje dherash, si pasojë rrezikohet shembja e dy pallateve që ndodhen mbi këtë rrugë.

Gjithsesi sikur e shohim edhe në foto, do të bëhet ndërhyrje vetëm në pjesën e anësores, pra asnjë rregullim në rrugë, dhe specifikohet se muri do të jetë 65 metër i gjatë.

Cenimi i konkurrencës

Është vetëm 2 muaj punë dhe fond i madh, prandaj 4 kompani janë shfaqur që të marrin përsipër këtë kontratë. Duro kishte mundësi që t’i vendoste në konkurrim, por 3 prej ofertave i ka skualifikuar që në fillim duke argumentuar se, nuk kanë paraqitur skeda teknike të materialeve apo deklarata të mjeteve që do përdoren.

Mungesa e dokumentacionit mund të paralizojë ofertuesit, por kurrsesi nuk jep të drejtë që procedurat të mbyllen pa garë.

Në mungesë të konkurrencës është shpallur automatikisht fituese firma “Ed Konstruksion” SHPK në pronësi të Alfred lbrahimit, me vlerë oferte 314 milionë lekë.

Open Data Albania ka ngritur “Flamurin e Kuq” për këtë kontratë, që është shenjë e riskut të korrupsionit.

Kompania “Ed Konstruksion” SHPK nuk është favorizuar rastësisht, sepse lidhjet e tij me zyrtarët e korruptuar janë të vjetra. Pronari i saj, Ibrahimi është i përfshirë në dosjen e SPAK. Në prill të këtij viti, SPAK ka raportuar se disa ish drejtorë të Bashkisë së Tiranës, mes tyre Redi Molla dhe Mariglen Qato, janë pronarë “de facto” të kompanisë “5D”. Ky subjekt ka përfituar në bashkëpunim me kompani të tjera rreth 30 milionë euro tenderë nga institucionet publike, kryesisht nga drejtori në varësi të Bashkisë Tiranë, disa nga të cilat, në periudha të ndryshme janë drejtuar nga Molla dhe Qato.

Hetimet kanë provuar gjithashtu se shumica e tenderëve janë përfituar në mënyrë të parregullt, pa plotësuar kriteret.

Në bashkëpunim me firmën “5D” ka marrë tendera edhe kompania ‘Ed Konstruksion’ me pronar kryesor Alfred Ibrahimin.

Por ka edhe një fakt tjetër që na shqetëson lidhur me këtë tender. Punimet e prokuruara janë delikate sepse në rast rrëshqitje rrezikohet jeta e banorëve që jetojnë në dy pallate aty pranë. Ndërkohë, kompani fituese në të kaluarën ka treguar se merr paratë dhe nuk kryen punën sipas kontratës.

Në 11 maj 2023, Opozita e denoncoi këtë kompani se kishte zvarritur punimet e ujësjellësit të Memaliajt, që duhet të kishin përfunduar. Sipas kontratës, banorët e Memaliajt do të kishin ujësjellësin, gjë që nuk ka ndodhur për shkak të pazareve korruptive midis kompanive dhe kryetarit të bashkisë.

Kompania “KEG” sh.p.k dhe “ED KONSTRUKSION” shpk fituan në atë kohë kontratën për ndërtimin e Ujësjellësit të Memaliaj në vlerën 4.2 milionë euro. Sipas opozitës, përfitues direkt i tenderit ishte kompania e një drejtori të bashkisë fqinje të Tepelenës.

Në rastin tonë, kryebashkiaku Duro, duke autorizuar një tender të korruptuar me Alfred Ibrahimin, po fut në kalendat greke rregullimin e problemit të banorëve të pallateve në Patos që rrezikohen nga rrëshqitja e tokës.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/201

Etiketa: Alfred IbrahimiFation Duro

Të Lidhura

Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro të dy personave të dënuar për drogë në Tiranë (Emrat) –

Nëndrejtori i Policisë Tiranë u pezullua pas skandalit tek AKSHI, ja kush e zëvendëson Erion Ismailin –

nga 27
09:05 | 17/02/2026
0

Besmir Dervishi komandohet nën drejtor i Policisë së Tiranës. Më herët këtë post e ka mbajtur Erion Ismaili i cili...

Shkarkimet në tre hidrocentralet e kaskadës së Drinit, përmbytet sërish Oboti! Niveli i ujit arrin në 50 cm –

Shkarkimet në tre hidrocentralet e kaskadës së Drinit, përmbytet sërish Oboti! Niveli i ujit arrin në 50 cm –

nga 27
08:57 | 17/02/2026
0

Shkarkimet nga 3 hidrocentralet në kaskadën e Drinit kanë përmbytur zonën e Obotit në Qarkun e Shkodrës. Sipas njoftimeve zyrtare,...

Ulen temperaturat, Dardha zbardhet nga dëbora

Reshjet e dëborës krijojnë problematika në disa akse rrugore në Korçë, apel për drejtuesit e mjeteve –

nga 27
08:41 | 17/02/2026
0

Reshjet e shiut dhe dëborës që kanë përfshirë vendin, kanë krijuar problematika në disa akse rrugore. Në disa segmente, si...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 17 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

nga 27
08:09 | 17/02/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.9 lekë dhe do shitet me...

Para
Benet Beci kujtohet në dimër për kanalet kulluese, i jep 630 MLN lekë mikut të tij Broz Dodaj

Benet Beci kujtohet në dimër për kanalet kulluese, i jep 630 MLN lekë mikut të tij Broz Dodaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro të dy personave të dënuar për drogë në Tiranë (Emrat) –

Nëndrejtori i Policisë Tiranë u pezullua pas skandalit tek AKSHI, ja kush e zëvendëson Erion Ismailin –

09:05 | 17/02/2026
Shkarkimet në tre hidrocentralet e kaskadës së Drinit, përmbytet sërish Oboti! Niveli i ujit arrin në 50 cm –

Shkarkimet në tre hidrocentralet e kaskadës së Drinit, përmbytet sërish Oboti! Niveli i ujit arrin në 50 cm –

08:57 | 17/02/2026
Ulen temperaturat, Dardha zbardhet nga dëbora

Reshjet e dëborës krijojnë problematika në disa akse rrugore në Korçë, apel për drejtuesit e mjeteve –

08:41 | 17/02/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 17 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:09 | 17/02/2026
17 shkurti historik! Kosova feston 18-vjetorin e pavarësisë, mes arritjeve dhe sfidave për të ardhmen –

17 shkurti historik! Kosova feston 18-vjetorin e Pavarësisë, mes gjyqit në Hagë dhe protestës për ish-krerët e UÇK –

08:03 | 17/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Nëndrejtori i Policisë Tiranë u pezullua pas skandalit tek AKSHI, ja kush e zëvendëson Erion Ismailin –
  • Shkarkimet në tre hidrocentralet e kaskadës së Drinit, përmbytet sërish Oboti! Niveli i ujit arrin në 50 cm –
  • Reshjet e dëborës krijojnë problematika në disa akse rrugore në Korçë, apel për drejtuesit e mjeteve –
  • Këmbimi valutor 17 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • 17 shkurti historik! Kosova feston 18-vjetorin e Pavarësisë, mes gjyqit në Hagë dhe protestës për ish-krerët e UÇK –
  • 17 shkurti historik! Kosova feston 18-vjetorin e pavarësisë, mes arritjeve dhe sfidave për të ardhmen –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nëndrejtori i Policisë Tiranë u pezullua pas skandalit tek AKSHI, ja kush e zëvendëson Erion Ismailin –
  • Shkarkimet në tre hidrocentralet e kaskadës së Drinit, përmbytet sërish Oboti! Niveli i ujit arrin në 50 cm –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com