Kanë mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë 3 prokurorët e Posaçëm të cilët do të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve.
Pjesë në mbledhje do të jenë prokurorët Dorina Bejko, Dritan Prençi dhe Klodian Braho, ky i fundit i zgjedhur në krye të SPAK.
Ndërkohë, zv/kryeministrja Belinda Balluku është paraqitur pak minuta më parë në Kryeministri.
Balluku është parë e shoqëruar nga truproja e saj, teksa ka dalë nga makina duke folur në telefon dhe më pas është futur brenda institucionit qeveritar.
Mbledhja e Këshillit pritet të nisë në orën 10:30.










