Shtatë persona të rinj janë konfirmuar me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Durrës.
Mësohet se shtatë të infektuarit e rinj janë punonjës të rrjetit të fasonerive “Endi”, e cila ka një fabrikë në Krujë, e cila u bë vatra e infeksionit në këtë qytet.
Një tjetër person u konfirmua me koronavirus dje në Durrës, i cili gjithashtu ishte punonjës i kësaj fasonerie.
Durrësi rikthehet në mënyrë shqetësuese në hartën COVID, ndërkohë që më parë kishte dalë prej saj me të gjithë të sëmurët të shëruar.