Kjo pikturë që ka veshur të gjithë fasadën e një pallati të periudhës komuniste në Shqipëri është renditur ndër më të bukurat e artit urban në botë, nga revista “Wide Walls”.
“Flirtimi” me ngjyra të çelura mes një djali dhe një vajze të re është pikturuar në fasadën e një pallati 5-katësh në Urën Vajgurore. Piktura murale e ka renditur qytezën e vogël shqiptare në krah të 10 qyteteve të tjerë, me pikturat më të bukura murale për këtë muaj, mes vendeve si Austria, Norvegjia, Shtetet e Bashkuara, Italia e Bjellorusia.
Fasadat janë ideuar nga një artist me banim në Athinë me pseudonimin Wild Drawing. Në Shqipëri, ai ka ideuar edhe piktura të tjera murale që kanë gjallëruar dhe shndërruar fasadat e zymta të ndërtesave të së kaluarës në telajo gjigande.
/Tv Klan/