Euro vijon pikiatën, bie në nivelin e 116 lekëve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Euro vijon pikiatën, bie në nivelin e 116 lekëve

19:26 | 14/02/2023
në Shqiperi
0

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Leku po fiton sërish terren në kursin e këmbimit me euron. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, ditën e martë euro u këmbye në nivelin e 115.88 lekëve, niveli më i ulët në një muaj.

Agjentët e tregut valutor shprehen se kërkesa për euro është e vakët, ndërsa oferta valutore ngelet e bollshme.

Ditet e fundit te 2022

Në ditët e fundit të vitit 2022 dhe në pjesën e parë të muajit janar euro shënoi një rritje të ndjeshme ndaj lekut. Sipas agjentëve, kërkesa e përkohshme për euro mund të jetë nxitur nga rënia e kursit të saj në nivele shumë të ulëta, çka u pa nga shumë agjentë ekonomik si shans i mirë për të blerë euro për nevojat e parashikuara valutore në monedhën europiane.

Kjo tendencë mund të jetë ndikuar edhe nga përqendrimi i lartë i shpenzimeve buxhetore në javët e fundit të vitit 2022, që krijoi rritje të ofertës së lekut në tregun valutor dhe paralelisht iu dha bizneseve likuiditet të shtuar, një pjesë e të cilit mund të jetë përdorur për blerje të euros në avancë, duke parë edhe kursin e favorshëm në fund të dhjetorit.

Me 28 dhjetor euro ishte 112.83 leke

Më datë 28 dhjetor të vitit të kaluar euro zbriti në vlerën e 112.83 lekëve, niveli më i ulët i të gjitha kohërave në kursin e këmbimit me lekun.

Ekspertët parashikuan se këto blerje në avancë do të reflektoheshin në një zbehje të kërkesës për euro gjatë tremujorit të parë të vitit 2023. Deri tani, një projeksion i tillë po konfirmohet dhe kursi i euros po ndjek një trajektore graduale rënëse gjatë gjysmës së parë të muajit shkurt.

Krahasuar me nje vit me pare

Krahasuar me një vit më parë, kursi i këmbimit mes euros dhe lekut paraqitet në rënie me 4.4% dhe mbiçmimi monedhës vendase po vazhdon edhe në pjesën e parë të këtij viti.

Sipas ekspertëve, forcimi i lekut mund të lidhet me rritjen e flukseve hyrëse valutore në bilancin e pagesave, i mbështetur sidomos nga turizmi, eksportet e shërbimeve dhe nivelet e larta të investimeve të huaja, por edhe nga nivelet konstante të prurjeve informale të valutës në ekonomi. Vitin e kaluar, depozitat bankare në euro u rritën me 17% dhe ky është një tregues i tërthortë se prurjet valutore në ekonomi ngelen të larta.

Një tjetër faktor që teorikisht e mbështet forcimin e lekut është lëvizja në kahun shtrëngues e politikës monetare dhe rritja e shpejtë e normave të interesit gjatë vitit 2022. Ekspertët shprehen skeptikë lidhur me ndikimin e këtij faktori në tregun valutor shqiptar, megjithatë nuk përjashtohet që veçanërisht rritja e shpejtë e yield-eve vitin e kaluar mund të ketë joshur një pjesë të investitorëve t’i kthejnë kursimet nga euro në lekë, për ti investuar me kthime më të larta. /MONITOR

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Jo mandat të dytë, Stoltenberg drejt largimit si kreu i NATO-s

Jo mandat të dytë, Stoltenberg drejt largimit si kreu i NATO-s

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjatë sherrit, 27-vjeçari shqiptar qëllon me thikë në sy një shtetas grek –

Gjatë sherrit, 27-vjeçari shqiptar qëllon me thikë në sy një shtetas grek –

21:35 | 30/03/2026
Arsimi me koncesion? Fondacionit të Butrintit do t’i jepen Matura, licencat e mësuesve, mjekëve, njohja e diplomave… –

Arsimi me koncesion? Fondacionit të Butrintit do t’i jepen Matura, licencat e mësuesve, mjekëve, njohja e diplomave… –

21:25 | 30/03/2026
Puthja e dorës apo shtrëngimi i saj pa pëlqim konsiderohet sulm seksual –

Puthja e dorës apo shtrëngimi i saj pa pëlqim konsiderohet sulm seksual –

21:01 | 30/03/2026
Debat në Kuvend për drejtorin e Policisë, PD: Hita, zar i Ballukut! Ministri: E monitoruan partnerët… –

Debat në Kuvend për drejtorin e Policisë, PD: Hita, zar i Ballukut! Ministri: E monitoruan partnerët… –

20:43 | 30/03/2026
Balluku me “popullin” në Fier/ Pasi e shpëtoi nga arrestimi, Rama e dërgon deputeten në bazë –

Balluku me “popullin” në Fier/ Pasi e shpëtoi nga arrestimi, Rama e dërgon deputeten në bazë –

20:21 | 30/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Gjatë sherrit, 27-vjeçari shqiptar qëllon me thikë në sy një shtetas grek –
  • Arsimi me koncesion? Fondacionit të Butrintit do t’i jepen Matura, licencat e mësuesve, mjekëve, njohja e diplomave… –
  • Puthja e dorës apo shtrëngimi i saj pa pëlqim konsiderohet sulm seksual –
  • Debat në Kuvend për drejtorin e Policisë, PD: Hita, zar i Ballukut! Ministri: E monitoruan partnerët… –
  • Balluku me “popullin” në Fier/ Pasi e shpëtoi nga arrestimi, Rama e dërgon deputeten në bazë –
  • “Me 17 prill dita e kryengritjes së madhe paqësore”, Berisha: Goditeni Ramën me vezë, domate…

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjatë sherrit, 27-vjeçari shqiptar qëllon me thikë në sy një shtetas grek –
  • Arsimi me koncesion? Fondacionit të Butrintit do t’i jepen Matura, licencat e mësuesve, mjekëve, njohja e diplomave… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com