Euro në pikiatë, çfarë po ndodh me kursin e këmbimit – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Euro në pikiatë, çfarë po ndodh me kursin e këmbimit –

15:36 | 02/11/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po pëson përsëri rënie. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 105.36 lekë.

Kursi i këmbimit të Euros ka rënë për të gjashtë ditë radhazi ka prekur nivelin më të ulët që prej datës 17 gusht.

Kursi i këmbimit Euro-Lek preku nivelet minimale historike në muajin korrik, duke u afruar shumë afër kufirit të 100 lekëve. Në muajin gusht, kursi pësoi një rritje të shpejtë që e çoi deri sipër kufirit të 110 lekëve.

Më pas, gjatë muajit shtator kursi zbriti deri afër nivelit të 106 lekëve, ndërsa deri në javën e fundit të tetorit kursi ishte përgjithësisht i qëndrueshëm pranë nivelit të 106 lekëve. Por, ditët e fundit, kursi po shënon një tendencë të re rënëse dhe tashmë po i drejtohet përsëri kufirit të 105 lekëve.

Sipas agjentëve të tregut valutor, kursi i këmbimit ka zbritur në një ekuilibër ndjeshëm më të ulët këtë vit. Nga njëra anë, kjo i detyrohet prurjeve të larta valutore hyrëse, që kanë rritur ofertën e valutës në treg. Sezoni turistik këtë vit ka prekur shifra rekord dhe është zgjatur më tej në kohë. Pritshmëritë e operatorëve turistikë janë që hovi i turizmit të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm.

Nga ana tjetër, oferta e Lekut këtë vit ka qenë e shtrënguar, për shkak të normave më të larta të interesit dhe sidomos për shkak të politikës fiskale shtrënguese dhe deficitit të lartë buxhetor.

Një situatë e tillë e ka zbritur në mënyrë të qëndrueshme kursin Euro-Lek në nivelet më të larta historike. Në teori, rritja e djeshme e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë mund të ketë një efekt të mëtejshëm në drejtim të forcimit të lekut në kursin e këmbimit.

Një nga faktorët e pakët që mund të sjellin një forcim të përkohshëm të Lekut mund të jetë shpenzimi i përqendruar i deficitit buxhetor në muajin e fundit të vitit.

Një fenomen i tillë u vërejt edhe vitin e kaluar, kur kursi i këmbimit Euro-Lek shënoi një rritje të ndjeshme, për shkak të pagesave të mëdha buxhetore që u përqendruan në ditët e fundit të dhjetorit. Megjithatë, ky efekt pritet të jetë kalimtar.

Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar se do të vazhdojë rritjen e normës bazë deri pranë nivelit ekuilibër, që vlerësohet afër kufirit të 4.5%. Mbështetur në projektbuxhetin 2024, edhe politika fiskale pritet të ruajë një tendencë konsoliduese, element që favorizon gjithashtu një Lek të fortë në kursin e këmbimit. /Monitor/

Read more

Çdo ndeshje vendoset nga detajet –

Durrës/ Aksident tragjik, humb jetën një 69-vjeçar –

Dosja AKSHI-t/ Hetimet e SPAK, grupi “Çopja” i lidhur me pengmarrjen e biznesmenit Geron Meçe –

Mos shkoni nuk përfaqëson Partinë Demokratike –

Të Lidhura

Çdo ndeshje vendoset nga detajet –

Çdo ndeshje vendoset nga detajet –

nga 27
14:15 | 27/12/2025
0

Kur flitet për Kupën e Botës 2026, Sylvinho mund të jetë i vetmi trajner brazilian në pankinën e një kombëtareje...

Durrës/ Aksident tragjik, humb jetën një 69-vjeçar –

Durrës/ Aksident tragjik, humb jetën një 69-vjeçar –

nga 27
13:59 | 27/12/2025
0

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë arrestuar në flagrancë shtetasen Xh. Ç., 29 vjeçe, banuese në Durrës, pasi dyshohet se ka...

SPAK godet kopshtin privat të Ramës, histori miliardash dhe pengmarrje te AKSHI –

Dosja AKSHI-t/ Hetimet e SPAK, grupi “Çopja” i lidhur me pengmarrjen e biznesmenit Geron Meçe –

nga 27
13:45 | 27/12/2025
0

Makina tip LandRover me targe AC121JJ  ku u mor peng për disa orë biznesmeni Gerond Meçe rezulton të jëtë në...

pas tre qyteteve, radha e Shkodrës për takimin me demokratët –

Mos shkoni nuk përfaqëson Partinë Demokratike –

nga 27
13:29 | 27/12/2025
0

Dega e Partisë Demokratike në Shkodër ka reaguar publikisht lidhur me spekulimet e ditës së sotme mbi organizimin e një...

Para
Kriza në Kuvend, investim i Ramës për të eleminuar opozitën –

Kriza në Kuvend, investim i Ramës për të eleminuar opozitën -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Çdo ndeshje vendoset nga detajet –

Çdo ndeshje vendoset nga detajet –

14:15 | 27/12/2025
Durrës/ Aksident tragjik, humb jetën një 69-vjeçar –

Durrës/ Aksident tragjik, humb jetën një 69-vjeçar –

13:59 | 27/12/2025
SPAK godet kopshtin privat të Ramës, histori miliardash dhe pengmarrje te AKSHI –

Dosja AKSHI-t/ Hetimet e SPAK, grupi “Çopja” i lidhur me pengmarrjen e biznesmenit Geron Meçe –

13:45 | 27/12/2025
pas tre qyteteve, radha e Shkodrës për takimin me demokratët –

Mos shkoni nuk përfaqëson Partinë Demokratike –

13:29 | 27/12/2025
Arrestohet 44-vjeçari po ndërtonte pa leje në monumentin “Ura e Vashës” –

13:15 | 27/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Çdo ndeshje vendoset nga detajet –
  • Durrës/ Aksident tragjik, humb jetën një 69-vjeçar –
  • Dosja AKSHI-t/ Hetimet e SPAK, grupi “Çopja” i lidhur me pengmarrjen e biznesmenit Geron Meçe –
  • Mos shkoni nuk përfaqëson Partinë Demokratike –
  • Arrestohet 44-vjeçari po ndërtonte pa leje në monumentin “Ura e Vashës” –
  • Shteti i përdorur për pasuri të jashtëzakonshme/ Berisha denoncon miliona e AKSHI-t –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Çdo ndeshje vendoset nga detajet –
  • Durrës/ Aksident tragjik, humb jetën një 69-vjeçar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com