Është mjedisi, jo politika, sfida më e papërballueshme për Shqipërinë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Është mjedisi, jo politika, sfida më e papërballueshme për Shqipërinë

09:35 | 12/08/2017
në Opinion
0

Nga Ben Andoni

Kur pak muaj më parë Shqipëria e ratifikoi marrëveshjen e Parisit, specialistët e mjedisit përveç lavdërimit dhe trumbetimit se ishim njëkohës me vendet më të zhvilluara sa i përket zvogëlimit të gazrave në eter, harruan të alarmonin se vendi është përballë sfidave. Këto që po ndodhin me zjarret këtë vit janë të paimagjinueshme. E para për vetë karakterin piroman të individit tonë, kurse e dyta me pamundësinë e kapaciteteve ruajtëse dhe asistuese të shtetit shqiptar.  Për hir të së vërtetës, një pjesë e njerëzve të mjedisit kanë vite që alarmojnë. Por, publiku i frikësuar nga shifrat dhe konkluzionet e tyre, shmanget në rastin më të mirë dhe tallet në rastin më të keq. Vetëm se zjarret më së shumti të piromanëve i kanë trandur këtë vit, të gjithë. Shtetin. Njerëzit.

Në një raport të fundit të Bankës Botërore është thënë se ndryshimet do të ndodhin dhe ndjehen kryesisht gjatë muajve të verës. Ky ndryshim do prekë uljen e maksimumit të reshjeve që do të shkojë deri në 6.9 mm, kurse deri në vitin 2050, rënia do të jetë prej 23 mm gjatë muajve të verës, duke dëmtuar kryesisht produktet e sezonit. Kurse deri në vitin 2100 parashikohen ulje më drastike derisa ndryshimet klimatike në vend do të ndikojnë kryesisht në prodhimin e fruta-perimeve dhe sidomos shtimin e shumë problematikave.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Si kuriozitet përmendim se prej ndryshimeve të sotme të klimës ndodh që disa specie mushkonjash, që kanë qenë të vendosura  në Jug, tashmë gjenden normalisht  në Kukës. Të tilla raste, njerëzit e mjedisit t’i thonë herë pas here dhe përveç kësaj apeli është shtrirë në të ardhmen e bujqësisë. Ato lidhen me kultivatet e reja, që duhet të përballin ndryshimet klimatike dhe që u duhet t’u mbijetojnë kushteve të reja. Në këtë të fundit tashmë sfidat do të jenë për të prodhuar kultivate sa më të  përshtatur. Kjo e vërtetë ka pak gjasa që të ketë prekur njerëzit tanë të bujqësisë, politika e të cilëve është tashmë e thjesht sot për sot. Në dëgjesat publike, të organizuara nga Edi Rama në qarqe të ndryshme, njerëzit ankoheshin në masë për kushtet dhe subvencionet në bujqësi, por shumë pak për të ardhmen.

Por nuk mbaron këtu, nga ajo që referonte në media Agroweb, deri në vitin 2050 mund të vdesin afro 250 njerëz në vit tek ne, si pasojë e ndryshimeve në dietën ushqimore për shkak të klimës. E kësaj shumë do t’i shtohen në të gjithë botën plot 500.000 njerëz në vit. Për fat të keq, Evropa është më e prekura, ku Greqia dhe Italia përballet me shifra alarmante me respektivisht 124 dhe 89 vdekje për një milion banorë në vit, referuar në të njëjtin organ. Ekspertët e studimit të publikuar në “The Lancet medical journal”, pohojnë se do të shkatërrohen gjithnjë e më shumë të mbjellat dhe sigurimi i ushqimit mund të pakësohet me një të tretën deri në vitin 2050, citojmë në të njëjtin organ.

Kjo panoramë është shumë skajore, por e merr shkakun nga akuzat e ndërsjella të politikës shqiptare. Edhe sikur në këtë rast të bashkoheshin të gjithë, përpara natyrës forcat politike janë krejt të pamundura.  Ndaj politikës shqiptare sfidë nuk ka më reformat por të ardhmen e vendit. Që do të thotë përshtatja e vendit para sfidave të reja mjedisore që e presin dhe nuk janë pak. Këtë vit jemi përballur me zjarrin, por duhet të llogaritet, kur asaj t’i bashkohen problemet e ushqimit të popullatës dhe sëmundjet. Atëherë, jo thjesht politika, por asnjë strukturë nuk do ta përballë dot sfidën, që quhet e mbinatyrshme.

/javanews.al/

Etiketa: Banka BoteroreBen Andonimarreveshja e Parisitmjedisipiromanzjarre

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Fluks i madh lëvizjesh nga Kosova në Shqipëri

Fluks i madh lëvizjesh nga Kosova në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com