Gjatë intervistës së kryeministrit Edi Rama për gazetën italiane “La Stampa”, nuk kanë munguar pyetjet në lidhje me çështjet e rajonit dhe situatën e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë.
I pyetur se çfarë po gabon Kurti, Rama ka shigjetuar përsëri kryeministrin e Kosovës, duke e quajtur atë kokëfortë dhe ka theksuar se plani i paqes franko-gjermane është një mundësi e mirë për të.
Ju dhe Kurti, dy liderë shqiptarë nga vende të ndryshme. Çfarë po gabon kryeministri kosovar?
“Unë e respektoj atë, por do të bëja zgjedhje krejtësisht të ndryshme. Ai është kokëfortë dhe maksimalist. Ai ka një mundësi fantastike, planin e paqes franko-gjermane. Marrëveshjet nuk qëndrojnë përgjithmonë në tavolina. Është historia pastaj që të lë të presësh”.