Është kapje politike dhe antiligjore – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Është kapje politike dhe antiligjore –

11:27 | 17/06/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Në një deklaratë për mediat, deputetja Ina Zhupa foli sot për zgjedhjen e Alfred Pezës në krye të Radio Televizionit Publik Shqiptar. Ajo e cilësoi këtë emërim, si një kapje politike dhe tërësisht antiligjore.

Deklarata e deputetes së PD, Ina Zhupa

Institucionet e pavarura, sidomos ato mediatike, kanë rëndësi jetike të qëndrojnë të tilla, siç i percakton ligji. Zgjedhja e Drejtorit të ri të RTSH, Alfred Peza, ish deputetit socialist milioner, shkel në mënyrë flagrante 4 kushtet e ligjit për papajtueshmërinë me pozicionin.

Siç e paralajmërova në dëgjesën me Këshillin Drejtues tē RTSH në komisionin e medias, ishte paracaktuar nga kryeministri zgjedhja e Pezës, në mënyrën antiligjore, në krye të institucionit. Një garë false me miq e vartës së tij, pararendi shkeljen e ligjit me caktimin e tij si Drejtor.

Në ligj Nr. 97/2013 “PËR MEDIAT AUDIOVIZIVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË, në nenin 104, ku flitet për papajtueshmerite dhe konfliktin e interesave te Drejtorit te Pergjithshëm te RTSH-së, në pikën 1 (a) thuhet se:

Drejtori i Pergjithshem i RTSH-se nuk lejohet:
A) të jetë anëtar i partive dhe shoqatave politike, kandidat per deputet apo te jete zgjedhur i tille në 2 legjislaturat e kaluara…

Alfred Peza ka qenë i zgjedhur deputet i Partisë Socialiste në periudhen 2013-2017, ç’ka në fakt korrespondon me faktin qe ka qene deputet ne nje nga dy legjislaturat e fundit. (2013-2017;2017-2021 janë dy legjislaturat e kaluara)

Gjithashtu Alfred Peza është edhe anëtar i Partisë Socialiste, ka qenë zëdhënës i partisë, i zgjedhur sekretar i saj dixhital dhe ne forumet drejtuese të saj, ç’ka është edhe një fakt tjetër qe bie ne papajtueshmeri me ligjin. Në datë 13.06.2023 ne kemi marrë informacion nga AKEP ku z.Peza rezulton ende person kontakti për Partinë Socialiste, edhe pas zgjedhjes.

Po i njejti nen vendos dy ndalesa të tjera, në pikën 1 (b) të tij, ku përsëri të dyja shkelen nga Alfred Peza.

  1. b) ose person që ka në pronësi pjesë kapitali apo aksione të shoqërive tregtare, si dhe të drejta të tjera në fushën e transmetimeve audiovizive, reklamës, prodhimeve të përmbajtjes së transmetimeve audiovizive, rrjeteve të komunikimit elektronik. Alfred Peza është pronar i një portali mediatik, sic e reklamon edhe vetë, alpeneës.al

Nënpika tjetër nënvizon…”ose persona të punësuar gjatë vitit të fundit, anëtarë të organeve drejtuese apo këshilluese të këtyre subjekteve apo të lidhur me ndonjë licencë me këto subjekte”. Alfred Peza deri ne 29 dhjetor 2022, pra 6 muaj më parë, ka qënë drejtor i grupit mediatik Panorama.

Pra 4 shkelje në 4 kushte.

-Drejtor i një media që s`duhet të ishte gjatë vitit të fundit.

-Pronar i nje media tjeter si “alpenews.al”.

-Anëtar i Partisë Socialiste, anëtar i Asamblesë, zëdhënës i dikurshëm dhe sekretar dixhital.

-Ish-deputet i Partisë Socialiste.

Kjo është një zgjedhje në vazhdën e zgjedhjeve të Edi Ramës për të kapur institucionet e këtij vendi, për të kapur median, për të vendosur një “ERTV” 2, 3, 4 dhe për ta kthyer Radio Televizionin Shqiptar në një mekanizëm të punësimeve politike dhe për ta forcuar atë në kapjen politike.
Në jetën e mëparshme Alfred Peza ka qenë gazetar, por në dekadën e fundit ai ka qenë aktivist dhe funksionar i lartë i Partisë Socialiste. Për këtë shkak ai është zgjedhur në krye të RTSH nga Rama. Në mos ai u vu në krye të RTSH në kujtim të platformës së tij kur kandidonte për deputet në vitin 2013 dhe, në prani të Ramës, u premtoi qytetarëve të Peqinit binjakëzim të ekipit të qytetit me Lacion në Itali dhe një kanal sportiv të dedikuar “Shkumbini Channel”. Peza e mori kanalin e tij pas 10 vjetësh, por jo për peqinasit por për tekat politike të Ramës.

Për këtë kanë reaguar me shqetësim Reporterët Pa Kufi. Rrjeti “Safe Journalists” Përmes një letre drejtuar Autoritetit të Mediave Audiovizuale (AMA) shpreh shqetësim për historinë politike dhe çështjet ligjore të z. Peza.

Si anëtare e komisionit të medias do përdor çdo mekanizëm ligjor dhe çdo hapësirë parlamentare për ta kundërshtuar këtë kapje politike dhe shkelje të ligjit.

Si deputete e Partisë Demokratike u bëj thirrje monitoruesve të brendshëm dhe të jashtëm, organeve të respektimti të ligjit që të ngrenë zërin për këtë shkelje të hapur dhe të radhës të kryeministrit, i cili e ka kthyer ligjin në vend, siç e thotë vetë në ‘kinezëri’.

Read more

Përdoruesit pa sinjal dhe internet, ndërprerje e përkohshme e shërbimeve të One Albania –

Vendimi i takon Kuvendit –

Horoskopi i së mërkurës, parashikimi i fatit sipas yjeve

Portieri Kinsky në një natë makthi, del nga fusha me lot pas minutës së 17-të –

Të Lidhura

nga 27
08:48 | 11/03/2026
0

Prej më shumë se 2 orësh, mbreme janë raportuar probleme me shërbimin e kompanisë së telekomunikacionit One Albania në vend....

Vendimi i takon Kuvendit –

Vendimi i takon Kuvendit –

nga 27
07:46 | 11/03/2026
0

Komisioni Europian ka reaguar pas interesimit të Report TV për opinionin e tyre, lidhur me vendimin e shumicës parlamentare për...

Horoskopi i së mërkurës, parashikimi i fatit sipas yjeve

Horoskopi i së mërkurës, parashikimi i fatit sipas yjeve

nga 27
07:32 | 11/03/2026
0

Dashi Duhet të tregoni shumë kujdes lidhur me problemet që do të shfaqen gjatë kësaj dite. Jeni në pritje të...

Portieri Kinsky në një natë makthi, del nga fusha me lot pas minutës së 17-të –

Portieri Kinsky në një natë makthi, del nga fusha me lot pas minutës së 17-të –

nga 27
00:58 | 11/03/2026
0

Ishte një natë për t’u harruar për Antonin Kinsky të Tottenhamit në ndeshjen  jashtë fushe të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve kundër Atlético...

Para
Hajdutët bëjnë namin në banesat e Himarës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Përdoruesit pa sinjal dhe internet, ndërprerje e përkohshme e shërbimeve të One Albania –

Përdoruesit pa sinjal dhe internet, ndërprerje e përkohshme e shërbimeve të One Albania –

08:48 | 11/03/2026
Vendimi i takon Kuvendit –

Vendimi i takon Kuvendit –

07:46 | 11/03/2026
Horoskopi i së mërkurës, parashikimi i fatit sipas yjeve

Horoskopi i së mërkurës, parashikimi i fatit sipas yjeve

07:32 | 11/03/2026
Portieri Kinsky në një natë makthi, del nga fusha me lot pas minutës së 17-të –

Portieri Kinsky në një natë makthi, del nga fusha me lot pas minutës së 17-të –

00:58 | 11/03/2026
Shqipëria mund të jetë në shënjestër të Iranit për shkak të MEK-ut –

00:26 | 11/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Përdoruesit pa sinjal dhe internet, ndërprerje e përkohshme e shërbimeve të One Albania –
  • Vendimi i takon Kuvendit –
  • Horoskopi i së mërkurës, parashikimi i fatit sipas yjeve
  • Portieri Kinsky në një natë makthi, del nga fusha me lot pas minutës së 17-të –
  • Shqipëria mund të jetë në shënjestër të Iranit për shkak të MEK-ut –
  • Bayern turpëron Atalantën në Bergamo, penalltia shpëton Barcelonën, Atletico Madrid shkatërron Tottenham –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Përdoruesit pa sinjal dhe internet, ndërprerje e përkohshme e shërbimeve të One Albania –
  • Vendimi i takon Kuvendit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com