“Është i çmendur”, britanikët presin keq librin e Princ Herryt – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Është i çmendur”, britanikët presin keq librin e Princ Herryt

18:38 | 07/01/2023
në Bota
0

Read more

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

Pjesë nga libri me kujtime i Princit Harry, “Spare” dhe fragmente nga një intervistë me Dukën e Sussex-it vazhdojnë të dalin në shtyp përpara publikimit të librit të martën, përfshirë lajmet se Harry mund të mos marrë pjesë në kurorëzimin e ardhshëm të babait të tij, mbretit Charles III, e duke shkaktuar reagime të ashpra nga shtypi britanik dhe banorët e Londrës.

Rrëfimet nga libri me kujtime i Princit Harry, të publikuara në media, nuk u pritën mirë nga londinezët me disa që thanë se djali i mbretit Charles e kishte tepruar me detajet e shumta intime dhe private në librin e tij të ri.

Pas publikimit të librit “Spare” më herët në Spanjë, gazetat ndanë detaje nga libri, përfshirë se si Harry dhe vëllai i tij Uilliam iu lutën babait të tyre që të mos martohej me gruan e tij të dytë, Camilla, dhe faktin se ai kishte marrë kokainë si adoleshent.

Kujtimet e Harry-t janë një rrëfim personal i dhimbjes së tij pas vdekjes së të ëmës, Princeshës Diana, shërbimit të tij në ushtri – duke treguar se kishte vrarë 25 kryengritës talebanë ndërsa shërbente në Afganistan – dhe konfliktet me shtypin.

Harry tregon gjithashtu në libër sesi trashëgimtari i fronit Uilliam e rrëzoi atë në dysheme gjatë një zënke lidhur me gruan e tij, Meghan.

“Është pak sensacional, të jem i sinqertë. Mendoj se dëmi është ndoshta i pakthyeshëm tani, për fat të keq dhe ndoshta ndryshe nga çdo gjë që kemi parë,”- thotë Chris, pronar i një kompanie udhëtimesh luksoze në Londër. Sipërmarrësi Robin Parker reagon ashpër ndaj rrëfimit të Harry-t për shërbimin e tij në Afganistan.

“Mendoj se është treguar i marrë, kur flet për numrin e njerëzve që ka vrarë. Babai im ishte në Luftën e Dytë Botërore, dhe një herë e kam pyetur si fëmijë nëse kishte vrarë dikë dhe ai hezitoi të më tregonte. Kështu që nuk e kuptoj. Dikush tha sot se me këtë rrëfim, ai e vë veten në shënjestër. Dhe mendoj se ndoshta është e drejtë,”-tha ai.

Libri duhej të botohej më 10 janar, por gazeta Guardian nxorri fragmente të librit brenda natës dhe mediat kanë mundur të marrin versione në gjuhën spanjolle të cilat dolën në shitje herët në Spanjë. Detajet e përmbajtjes së tij vijnë pasi televizioni ITV publikoi videon e një interviste me Harry-n, në të cilën ai thotë se nuk mund të angazhohej për të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të babait të tij në maj dhe mbrojti vendimin e tij për të folur.

Që nga largimi i tyre nga jeta mbretërore, Duka dhe Dukesha e Sussex-it, siç njihen zyrtarisht Harry dhe Meghan-i, kanë bërë kritika të ashpra ndaj monarkisë britanike, përfshirë akuza për racizëm, të cilat Uilliam-i i ka hedhur poshtë.

“Harry ndoshta ka shkuar shumë larg kësaj here, mendoj. Unë kam ende simpati për të, por nuk jam i sigurt nëse gjithçka është trajtuar në mënyrën e duhur, për të qenë i sinqertë,”- thotë Chris.

I pyetur se çfarë dëmi do t’i shkaktonin familjes mbretërore këto rrëfime, zoti Parker tha: Jo shumë. Gjëra të tilla i kemi përjetuar edhe më parë … me vdekjen e Dianës… apo me çështjen e heqjes dorë nga froni të Eduardit VIII. Gjithçka harrohet, ndodh diçka tjetër që del në faqet e para dhe zhvendoset vëmendja.

Inxhinieri Julian Baker, 61 vjeç, i quajti rrëfimet e Harry-t “të trishtueshme”, por gjithashtu tha se nuk mendonte se ato do t’i bënin dëm të qëndrueshëm mbretërisë.

“Mendoj se do ta kapërcejnë. Ata gjithmonë i kanë kapërcyer problemet në të kaluarën,”- tha ai.

“Kjo do të tregojë karakterin e Charles-it, nëse ai do të mund ta bashkojë përsëri familjen, sepse mendoj se ka nevojë për një lloj roli atëror në përpjekjen për të zgjidhur disa nga çështjet mes familjeve. Kështu që shpresojmë që ai ta realizojë atë tani që Mbretëresha jonë e dashur (Elizabeth) nuk është më”./VOA

Të Lidhura

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

nga 27 ok
12:04 | 01/02/2025
0

"Washington Examiner", përmes një artikulli të gjatë, analizon se si administrata e ish-presidentit amerikan, Joe Biden, ndihmoi narko-shtetin e Edi Ramës,...

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Pas Shteteve të Bashkuara që vendosën të ngrijnë fondet për institucionet shqiptare, deri në një rishikim të të gjitha programeve...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

nga 27 ok
15:37 | 30/01/2025
0

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

nga 27 ok
20:31 | 20/01/2025
0

Donald Trump është betuar këtë të hënë (20 janar 2025) si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalimin...

Para
Harry Kane 1 gol larg si golashënuesi më i mirë i Tottenham

Harry Kane 1 gol larg si golashënuesi më i mirë i Tottenham

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Panuçi kundërshton Konten: “Napoli i lodhur? Janë justifikime”

Panuçi kundërshton Konten: “Napoli i lodhur? Janë justifikime”

23:06 | 16/12/2025
Trafik kilometrik kamionësh në aksin Morinë –Vërmicë, shkak puna e ngadaltë në doganë –

Trafik kilometrik kamionësh në aksin Morinë –Vërmicë, shkak puna e ngadaltë në doganë –

22:38 | 16/12/2025
Masat e SPAK për Ergys Agasin dhe grupin e AKSHI-it/ A do ta mbrojë kryeministri Linda Karçanajn, njësoj si Ballukun? –

Masat e SPAK për Ergys Agasin dhe grupin e AKSHI-it/ A do ta mbrojë kryeministri Linda Karçanajn, njësoj si Ballukun? –

21:46 | 16/12/2025
Çmimet FIFA “The Best”/ Ja kujt ia dhanë votën Sylvinho dhe Gjimshiti –

Çmimet FIFA “The Best”/ Ja kujt ia dhanë votën Sylvinho dhe Gjimshiti –

21:30 | 16/12/2025
Shfryhet operacioni “Metalurgjiku’, Gjykata e Elbasanit liron 16 personat e vënë në pranga –

Shfryhet operacioni “Metalurgjiku’, Gjykata e Elbasanit liron 16 personat e vënë në pranga –

21:14 | 16/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Panuçi kundërshton Konten: “Napoli i lodhur? Janë justifikime”
  • Trafik kilometrik kamionësh në aksin Morinë –Vërmicë, shkak puna e ngadaltë në doganë –
  • Masat e SPAK për Ergys Agasin dhe grupin e AKSHI-it/ A do ta mbrojë kryeministri Linda Karçanajn, njësoj si Ballukun? –
  • Çmimet FIFA “The Best”/ Ja kujt ia dhanë votën Sylvinho dhe Gjimshiti –
  • Shfryhet operacioni “Metalurgjiku’, Gjykata e Elbasanit liron 16 personat e vënë në pranga –
  • Komisioni Evropian vendos heqjen e shumicës së masave ndaj Kosovës, pas dorëzimit të pushtetit në komunat serbe në Veri –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Panuçi kundërshton Konten: “Napoli i lodhur? Janë justifikime”
  • Trafik kilometrik kamionësh në aksin Morinë –Vërmicë, shkak puna e ngadaltë në doganë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com