Është biznes, jo patriotizëm – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Është biznes, jo patriotizëm

22:13 | 21/08/2016
në Opinion
0

Nga Enkel Demi

Është e vërtetë që kur vinte pasditja, diku nga ora 17.00 radiot e Shkodrës dhe jo vetëm, gjëmonin nga një program që titullohej “Pozdravi”. Po kështu, në Tiranë kishte njerëz që njihnin këngët e Bijelo Dugme, madje një këngë shqip “Rroke mandolinën…” me tekst të Agron Berishës e kishin për zemër. Është po kaq e vërtetë që në fundjavë djemtë dhe vajzat e Tiranës e shkonin natën e thellë me një program të Radio Prishtinës, i cili titullohej “Për të pagjumët e natës”. Është e vërtetë që kur niste diku në drekë “Hit parade” tek Radio Rai njerëzit linin çdo punë. Dëgjonin grupin “Minatori” me të njëjtën endje që dëgjonin AC DC, shpiknin lajme për “Gjurmët” dhe mbanin flokët si Zdravko Çoliç. I eksitonte Lepa Brena, kurse kur përcollën nga “dyshi i jugosllavit” “Tangon e fundit në Paris” mbetën të tronditur nuk dihet për sa kohë. Kështu kanë jetuar disa breza të tërë në izolimin komunist, më pervers të Europës. Janë djegur të ardhme, janë shuar ëndërra dhe natyrisht është përvëluar patriotizmi me një sistem vlerash që nga një anë diktohej prej Revolucionit Kulturor Kinez, nga ana tjetër prej cektësisë e të qënit me një hap me kohën, atje ku koha kishte ndalur dhe ishte bërë kënetë, gjiriz.

Kjo është arsyeja që kur Goran Bregoviç erdhi në Tiranë Sali Berisha e lejoi nëpërmjet TV Klan, Edi Rama i dha çelësin e qytetit dhe salla e Pallatit u mbush ding. Qe plot me nostalgjikë të një breznie që tentoi të ndiqte të renë nëpërmjet radios dhe kabujve të antenave, të cilat fërkoheshin me letër varak që mbështillnin çokollatat.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Ishin të njëjtët nostalgjikë që donin të dilnin në foto me Zdravkon në Hotel Tirana dhe bënin autorironi në rrjete sociale. Ishin të njëjtët nostalgjikë që lanë zërin tek këndonin me Migjenin në të njëjtin Pallat këngët e Gjurmëve. Është breznia e varakut, e cila tash ka ecur para, ka kuptuar se cila është bota e vërtetë, ka bërë më shumë prapësi, por është bërë patriotike shumë më tepër se dikur. Një pjesë të kësaj breznie e gjeje në Francë, tek ndiqnin Kombëtaren dhe mbanin bluzat e Sadikut, Canës, Ajetit, Hysës, Xhakës pa pyetur ku kishin lindur ata. Ishin këta të pacipë që shanin me libër shtëpie Shaqirin dhe Berhamin që qenë në anën e zvicerianëve. Por, po të njëjtët që i duatrokitën në fund çunat e Zvicrrës dhe pinë birra me tifozët helvetë.

Sepse, futbolli tek e fundit është emocion, dalldi, por jo patriotizëm. Është biznes. Të gjithë e kuptojmë që Shaqiri nuk do të luajë me Kosovën kurrë, sepse nuk ka ndër mend të lërë miliona euro sponsorë që ka në Zvicërr. Si ai as Taulanti e plot të tjerë dhe bëjnë shumë mirë. Januzaj nuk kishte si të vishej kuq’ e zi, kur e peshonte gjithë Premier League. Baba e tij e dinte që ishte biznes. Sot, mund të shkojë me Kosovën, sepse nuk rrezikon gjë. Po kështu edhe Graniti mund të ikë po të dojë se nga Shqipëria në Kosovë, kurrgjë nuk ndërron. Gjyshja thoshte: “m…, njëra “k… tjetra”. Por, plot të tjerë nuk do vijnë as në Shqipëri, as në Kosovë, sepse janë ndërmjetësit që i drejtojnë. Menaxherë i quan bota sportive. Kështu që Bunjaki nuk po bën patriotin, por thjesht sipërmarrësin, ashtu si dhe ne do të shkojmë në stadium në Shkodër të shohim, kur të luajë Kosova me bluza kuq’ e zi, sepse jemi shqiptarë, ani se kemi një Kombëtare dhe një Përfaqësuese.

Edhe Bushati, Berat, ka qenë në plazh me peshqir të Crvena Zvezdës, sepse i përket të njëjtës brezni që më pas bëri prapësi të mëdha. Edhe unë dikur kisha simpati për Partizanin e Beogradit, se luante Fadil Vokrri, pa e ditur që tifozët e kësaj skuadre ishin shkuar legenave, por falë Zotit Fadili iku shpejt në Francë dhe më pas në Turqi. Kështu ka qenë edhe atëherë, thjesht biznes.

Etiketa: Agron BerishaBijelo Dugmebrezniadyshi i jugosllavitFadil VokrriGjurmëtLepa Brenaletër varakPozdraviRevolucioni Kulturor KinezZdravko Çoliç

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Turizëm patriotik

Turizëm patriotik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com