Ish deputeti demokrat, Ervin Salianji ka nisur takimin me strukturat e Partisë Demokratike në Korçë.
“Edi Rama o hajdut”, ka qenë thirrjet e qytetarëve në këtë takim. Salianji është pritur me brohorima nga mbështetësit demokratë, të cilët sikurse në të gjitha takimet e zhvilluara nga Salianji, kanë mbushur edhe sallën në qytetin e Korçës.






