Ermal Dredha ia dredh “Flamurtarit”, 183 MLN lekë të palestrës… – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ermal Dredha ia dredh “Flamurtarit”, 183 MLN lekë të palestrës… –

13:14 | 03/02/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

Ermal Dredha përdor investimet për klubin e futbollit Flamurtari për t’i çuar paratë tek miqtë e tij. Bëhet fjalë për tenderin  me objekt ‘Rikonstruksion i Palestrës (së qytetit) Multisportive të Ekipit Flamurtari’. Gara është hapur që në fund të tetorit 2023, ndërsa tenderi u zhvilluar në nëntor 2023, por fituesi është shpallur më datë 2 shkurt të vitit 2024.

Kur shohim këto afate, do të mendojmë se Dredha ka shqyrtuar ne kujdes ofertat dhe ka vendosur që t’i japë kontratën ofertës më të mirë. Është shumë zhgënjyese, por nuk ka ndodhur kështu!

Në të vërtetë, në hapjen e garës paraqiten ofertat e tyre 8 kompani, që duhej shqyrtoheshin dhe të përzgjidheshin në fazën finale dy ose më shumë propozime. Por, Dredha i ka rënë shkurt, që në fazën e parë ka përjashtuar nga gara 7 kompani dhe la në fund vetëm zarfin e paraqitur nga bashkimi i operatorëve “LUEM TRADE & CONSTRUCTION” shpk dhe “VELLEZERIT HYSA” shpk, që në fakt ishte oferta më e shtrenjtë, me vlerë 165 milionë lekë.

Kështu, duke eliminuar konkurrencën, Ermal Dredha lidhi kontratën me “LUEM TRADE & CONSTRUCTION” – “VELLEZERIT HYSA” shpk. Sigurisht këto skema tregojnë që fituesi ka qenë i paracaktuar, duke shtuar këtu faktin që fitues janë “Vëllezërit Hysa” të njohur si përfitues në tenderë pa garë në shumë bashki.

Madje “Vëllezërit Hysa” janë arrestuar për mashtrim, për shkak se nuk bënin punimet që përcaktoheshin në kontratë edhe pse paratë i morën.

Në vitin 2018, prokuroria urdhëroi arrestimin e dy vëllezërve Agron dhe Kujtim Hysa, pronarët e firmës “Vëllezërit Hysa”. Ata akuzoheshin se nuk kishin ndërtuar rrugën e Gjinarit, në segmentin Tiranë – Elbasan. Ata u arrestuan sëbashku me dy ish-drejtorë të ARRSH-së, Andi Toma dhe Dashamir Xhika.

Sipas akuzës së  prokurorisë, dy vëllezërit Agron dhe Kujtim Hysa që administrojnë kompaninë “Vllezërit Hysa” kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën” të kryer në bashkëpunim.  Ata janë fitues të procedurës së prokurimit publik të zhvilluar nga DPRR-ja në datën 2 dhjetor 2008, për objektin “Sistemim Asfaltim rruga e Gjinarit”.

Shuma totale e fondeve publike të dhëna nga buxheti i shtetit për realizimin e punimeve në këtë objekt ishte 499,525,926 lekë. Sipas shkresave dhe urdhër-shpenzimeve të nënshkruara nga dy ish-Drejtorët e Përgjithshëm të ARRSH-së Andi Toma dhe Dashamir Xhika, rezulton se 111,468,727 lekë kishin kaluar drejtpërdrejtë në llogarinë bankare të shoqërisë “Vëllezërit Hysa” sh.p.k.

Duke parë këtë biografi të biznesmenëve fitues të tenderit, kuptohet qartë pse Dredha e dredh me Hysajt.

Ndërsa firma tjetër është regjistruar në QKB që në 2014, por nuk është pajisur me asnjë lloj leje apo licence. Madje “Luem Trade & Construction” nuk ka marrë pjesë në asnjë tender, i pari është ky. Ndoshta kjo është taktikë e përdorur nga “Vëllezërit Hysa”, duke përfshirë një kompani fantazmë, për të fshehur abuzimin me këtë tender.

Në këtë pikë, vlen të sjellim në vëmendje se në kontratë thuhet që palestrës do t’i ndërrohen dyer e dritare, si dhe do t’i bëhen risuvatim dhe lyerje. Dhe për kaq, Dredha do të shpenzojë 183 milionë lekë kur në fakt mund të kishte bërë edhe disa investime të tjera të nevojshme për ‘Flamurtarin’!

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Read more

Do bëjmë padi ndaj policisë për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve –

Me dy pistoleta, silenciator dhe 10 kg kanabis në makinë, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë (Emri) –

Erdha Perlat dhe Partizani më bëri Mustë! Fanella e Kombëtares, emocion i veçantë –

Sherr për pronën në Gjirokastër! Kushëriri qëllon me armë zjarri 61-vjeçarin, arrestohet (Emrat) –

Të Lidhura

nga 27
12:17 | 21/02/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka akuzuar Policinë e Shtetit për dhunë të paprecedentë dhe sjellje politike gjatë protestës...

Me dy pistoleta, silenciator dhe 10 kg kanabis në makinë, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë (Emri) –

Me dy pistoleta, silenciator dhe 10 kg kanabis në makinë, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë (Emri) –

nga 27
12:03 | 21/02/2026
0

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një 42-vjeçar, i kapur duke transportuar lëndë narkotike në Unazë të Madhe. Në...

Erdha Perlat dhe Partizani më bëri Mustë! Fanella e Kombëtares, emocion i veçantë –

Erdha Perlat dhe Partizani më bëri Mustë! Fanella e Kombëtares, emocion i veçantë –

nga 27
11:59 | 21/02/2026
0

Një nga figurat më të mëdha të portës shqiptare, Perlat Musta rrëfen në rubrikën “Legjendat Flasin” rrugëtimin në futbollin shqiptar....

Qytetari ra nga karroceria e kamionçinës, arrestohet shoferi –

Sherr për pronën në Gjirokastër! Kushëriri qëllon me armë zjarri 61-vjeçarin, arrestohet (Emrat) –

nga 27
11:35 | 21/02/2026
0

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:40,...

Para
Kombëtarja U-19, grumbullim tre ditor me lojtarët që aktivizohen në kampionatin shqiptar –

Kombëtarja U-19, grumbullim tre ditor me lojtarët që aktivizohen në kampionatin shqiptar -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Do bëjmë padi ndaj policisë për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve –

Do bëjmë padi ndaj policisë për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve –

12:17 | 21/02/2026
Me dy pistoleta, silenciator dhe 10 kg kanabis në makinë, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë (Emri) –

Me dy pistoleta, silenciator dhe 10 kg kanabis në makinë, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë (Emri) –

12:03 | 21/02/2026
Erdha Perlat dhe Partizani më bëri Mustë! Fanella e Kombëtares, emocion i veçantë –

Erdha Perlat dhe Partizani më bëri Mustë! Fanella e Kombëtares, emocion i veçantë –

11:59 | 21/02/2026
Qytetari ra nga karroceria e kamionçinës, arrestohet shoferi –

Sherr për pronën në Gjirokastër! Kushëriri qëllon me armë zjarri 61-vjeçarin, arrestohet (Emrat) –

11:35 | 21/02/2026
Pse nuk vendos Rrahjen ministër? Zgjidh problemin e Krujës… –

Gazi lotsjellës nuk është deodorant, në vend të faljes publike kryeministri tallet! –

11:15 | 21/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Do bëjmë padi ndaj policisë për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve –
  • Me dy pistoleta, silenciator dhe 10 kg kanabis në makinë, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë (Emri) –
  • Erdha Perlat dhe Partizani më bëri Mustë! Fanella e Kombëtares, emocion i veçantë –
  • Sherr për pronën në Gjirokastër! Kushëriri qëllon me armë zjarri 61-vjeçarin, arrestohet (Emrat) –
  • Gazi lotsjellës nuk është deodorant, në vend të faljes publike kryeministri tallet! –
  • Shok skuadre me Mirlind Dakun, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare prezantohet te Rubin Kazan –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Do bëjmë padi ndaj policisë për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve –
  • Me dy pistoleta, silenciator dhe 10 kg kanabis në makinë, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë (Emri) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com