Erion Veliaj i jep Andi Markut një herë dy muaj nga 400 MLN lekë nga arka e Eco Tirana – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Erion Veliaj i jep Andi Markut një herë dy muaj nga 400 MLN lekë nga arka e Eco Tirana

16:23 | 20/12/2024
në Kryesore, Shqiperi
0

Me paratë e pastrimit të Tiranës, Erion Veliaj ka krijuar një oaz të korrupsionit, shoqërinë “Eco Tirana”, përmes të cilës ndan me tendera të parregullt fonde tek një rrjet kompanish shqiptare dhe italiane.

Në muajin shtator ne denoncuam një tender ku tregua se si përmes “Eco Tirana”, Veliaj hapi një tender dhe ia dhuroi pa garë fare 400 milionë lekë mikut të tij Andi Marku. Edhe këtë herë kryebashkiaku i Tiranës ka nxjerrë nga arka 371 milionë lekë për të njëjtin klient (Këtu nuk kemi shtuar TVSH 20% ).

Bëhet fjalë për tenderin me objekt  “Blerje pjesë këmbimi për mjete”.  Tenderë të tillë Eco Tirana ka zhvilluar shpesh edhe pse nuk sqaron për cilat mjete i duhen, në një kohë që sapo i ka blerë makinat të reja.

Read more

VIDEO/ Kristal Palas triumfon në transfertë dhe ngjitet në zonën Champions –

Superformë në Turqi, Ernest Muçi firmos dopietën dhe vazhdon shkëlqimi –

Drejtoria na mohon shpërblimet! –

Ishte shpallur e zhdukur një ditë më parë, gruaja gjendet pa shenja jete në lumin Bistrica –

Sipas të dhënave në dokumentet e tenderit, vetëm firma  “POWER INDUSTRIES” e Andi Markut ka aplikuar me një ofertë.

Çka do të thotë se që më datë 25 nëntor 2024, duhej anuluar procedura, pasi nuk kishte mungesë konkurrence.

Por kryetari Veliaj dhe komisioni i tij në Eco Tirana e kishin përcaktuar qysh më parë se ky fond do t’i shkonte kompanisë “POWER INDUSTRIES”. Kështu në shkelje të ligjit më datë13 dhjetor 2024 i ka kanë dhënë dhuratë kontratën Andi Markut.

360 milionë lekë është oferta e firmës fituese. Open Data Albania e ka vlerësuar tenderin me ‘Flamurin e Kuq”. Kjo është shenja e riskut të korrupsionit.

Klienti Lali Erit

Sakaq le të kthehemi pak te klienti i përhershëm i Veliajt Andi Marku, që po merr tendera pa garë. Andi Marku është bërë pronar i kompanisë “Power Industries” pasi ia kaluan aksionet e tyre Maksim Shena dhe Olta Xhaferri. Ata u bënë “të famshëm” për një tender të veçantë në vitin 2021. Tridhjetë e pesë mijë USD do të shpenzoheshin për riparimin e makinës së blinduar, me të cilën lëviz kryeministri Edi Rama, për arsye sigurie.

Tenderi me objekt “Riparim i automjetit blind” është zhvilluar nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, një strukturë kjo që kujdeset për rehatinë dhe luksin e kryeministrit. Pjesa më e madhe e parave do të investoheshin tek gomat e makinës së blinduar, të cilat duhet të jenë të cilësisë më të lartë, duke ofruar siguri maksimale për Ramën.

Në garë për riparimin e makinës së blinduar qeveritare në atë kohë kanë marrë pjesë “Bushi-Servis”, “Alstezo” dhe “Kadiu”, të cilat kanë paraqitur oferta më të ulëta.

Por, fituese është shpallur “Power Industries”, me ofertën më të lartë.

Pas “Power Industries” në fakt janë dy klientë të pushtetit, të cilët kanë bërë kërdinë në buxhetin e shtetit, me tenderë të dyshimtë. Ata janë Maksim Shena dhe Olta Xhaferi. Dyshja kishte marrë vitet e fundit rreth 150 tenderë, shumica në mënyrë abuzive. “Të lodhur” nga fitimet ata ia kaluan aksionet 100% administratorit Marku.

Kujtojmë se Erion Veliaj dhe familja e tij po hetohen për korrupsion. Disa ditë pas marrjes në pyetje për çështjen e inceneratorit të Tiranës, kreu i Bashkisë së kryeqytetit Erion Veliaj, është vënë nën hetim nga prokurorët e posaçëm të SPAK.

Mësohet se ndaj Veliajt ka filluar procedimi penal dhe se SPAK ka kërkuar t’i vendoset në dispozicion çdo veprim bankar dhe çdo transaksion financiar nga kryebashkiaku, bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, i vëllai Arbër Veliaj dhe nëna Shqiponjë Veliaj.

Para disa ditësh Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kryer  kontroll personal të bashkëshortes së Erion Veliajt, Ajola Xoxës, të cilës i është sekuestruar një telefon celular.

Agjentët e BKH kanë kryer edhe në cilat e vëllait të Erion Veliajt në Tiranë dhe në Qerret. Duke mos dhënë detaje për kontrollet në një reagim zyrtar SPAK shkruan “Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar informon se janë ndërmarrë disa veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal. Duke qenë se hetimi ndodhet ende në fazën paraprake nuk mund të publikojmë të dhëna apo informacion të mëtejshëm në këtë moment”.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Të Lidhura

VIDEO/ Kristal Palas triumfon në transfertë dhe ngjitet në zonën Champions –

VIDEO/ Kristal Palas triumfon në transfertë dhe ngjitet në zonën Champions –

nga 27
20:48 | 07/12/2025
0

Kristal Palas ka fituar në transfertën e Fulhemit me shifrat 2-1. Golat erdhën nga Nketiah në të 20-ën, Uilson në të...

Superformë në Turqi, Ernest Muçi firmos dopietën dhe vazhdon shkëlqimi –

Superformë në Turqi, Ernest Muçi firmos dopietën dhe vazhdon shkëlqimi –

nga 27
20:20 | 07/12/2025
0

Sulmuesi i Kombëtares, Ernest Muçi, po kalon një moment të jashtëzakonshëm forme dhe këtë e konfirmoi sërish në sfidën ndaj...

Drejtoria na mohon shpërblimet! –

Drejtoria na mohon shpërblimet! –

nga 27
20:02 | 07/12/2025
0

Punonjësit kanë pakënaqësi të shumta lidhur me trajtimin financiar, pasi megjithëse janë i vetmi sektor që mbledh të ardhura të...

Ishte shpallur e zhdukur një ditë më parë, gruaja gjendet pa shenja jete në lumin Bistrica –

Ishte shpallur e zhdukur një ditë më parë, gruaja gjendet pa shenja jete në lumin Bistrica –

nga 27
19:10 | 07/12/2025
0

Në lumin Bistrica në fshatin Grabanicë të komunës së Klinës është gjetur trupi i pajetë i një gruaje, e cila...

Para
Kreshnik Hajdari fal 442 MLN lekë firmës së denoncuar nga KLSH për mashtrim me punimet

Kreshnik Hajdari fal 442 MLN lekë firmës së denoncuar nga KLSH për mashtrim me punimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

VIDEO/ Kristal Palas triumfon në transfertë dhe ngjitet në zonën Champions –

VIDEO/ Kristal Palas triumfon në transfertë dhe ngjitet në zonën Champions –

20:48 | 07/12/2025
Superformë në Turqi, Ernest Muçi firmos dopietën dhe vazhdon shkëlqimi –

Superformë në Turqi, Ernest Muçi firmos dopietën dhe vazhdon shkëlqimi –

20:20 | 07/12/2025
Drejtoria na mohon shpërblimet! –

Drejtoria na mohon shpërblimet! –

20:02 | 07/12/2025
Ishte shpallur e zhdukur një ditë më parë, gruaja gjendet pa shenja jete në lumin Bistrica –

Ishte shpallur e zhdukur një ditë më parë, gruaja gjendet pa shenja jete në lumin Bistrica –

19:10 | 07/12/2025
Aksident tragjik në Portin e Durrësit, 24-vjeçari humb jetën në anijen panameze –

Aksident tragjik në Portin e Durrësit, 24-vjeçari humb jetën në anijen panameze –

18:46 | 07/12/2025

Më Të Lexuarat

  • VIDEO/ Kristal Palas triumfon në transfertë dhe ngjitet në zonën Champions –
  • Superformë në Turqi, Ernest Muçi firmos dopietën dhe vazhdon shkëlqimi –
  • Drejtoria na mohon shpërblimet! –
  • Ishte shpallur e zhdukur një ditë më parë, gruaja gjendet pa shenja jete në lumin Bistrica –
  • Aksident tragjik në Portin e Durrësit, 24-vjeçari humb jetën në anijen panameze –
  • Kategoria e Parë/ Pogradeci fiton me supergol në minutën e fundit ndaj Skënderbeut, 4 fitore të skuadrave udhëtuese –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • VIDEO/ Kristal Palas triumfon në transfertë dhe ngjitet në zonën Champions –
  • Superformë në Turqi, Ernest Muçi firmos dopietën dhe vazhdon shkëlqimi –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com