Ergest Dule i jep 271 milionë lekë Bujar Muratit të arrestuar nga SPAK për korrupsion – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ergest Dule i jep 271 milionë lekë Bujar Muratit të arrestuar nga SPAK për korrupsion

14:37 | 15/10/2024
në Kryesore, Shqiperi
0

Kreu i Bashkisë Konispol, Ergest Dule, ka krijuar një “pashallëk” në skaj të Jugut. Në zyrën e tij firmosen vazhdimisht tendera pa garë, duke i shpërndarë fondet e taksapaguesve në shkelje të ligjit mbi prokurimet.

Një nga të favorizuarit e Dules është biznesmeni Bujar Murati, me të cilin është lidhur bashkëpunimi i radhës. Bëhet fjalë për tenderin me objekt ‘MBROJTJE LUMORE NE TOKAT E MARKATIT’. Konkretisht do të ndërtohet një mur me blloqe dhe gjatësi 200 metra buzë lumit, që të pengojë gërryerjen e tokave aty pranë.

Read more

Rriten temperatura, si parashikohet moti për ditën e sotme –

Këmbimi valutor 17 janar, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja –

Horoskopi për ditën e sotme, 17 janar 2026 –

Operacioni i SPAK/ Ç’po ndodh në zonën e “Myslym Shyrit”? Në terren edhe drejtori i BKH-së Jon Keta –

 

Për të ndërtuar këtë mur sipas llogarive të stafit të Dules, do të nevojiten 45 ditë dhe për këtë planifikohet të shpenzohen 271 milionë lekë.

Fond limit duket i fryrë, por për këtë do të presim auditimin e radhës të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Për momentin është procedura që duhet të alarmonte Agjencinë e Prokurimeve Publike dhe të mos e regjistronte kontratën. Kryetari Dule e ka hapur “garën” më datë 2 gusht dhe e ka mbyllur më 26 gusht 2024. Sipas dokumenteve të tenderit, kanë shfaqur interes 4 firma.

Gjithsesi tre prej tyre u ka shkuar mundi kot, sepse komisioni i vlerësimit i ka fshirë qysh në fillim ofertat më të ulëta.  Konkretisht, “Fled” shpk e kishte ofertën 200 milionë lekë, “TEA-D” shpk ishte me ofertë 213 milionë lekë dhe bashkimi i operatorëve “MANE/S” shpk me ofertë 218 milionë lekë. Por, asnjë prej tyre nuk është lënë të konkurrojë përballë bashkimit “Iliria/D” & “Lis Konstruksion” me ofertë 250 milionë lekë.

Open Data Albania e ka vlerësuar këtë tender me “flamur të kuq” që është shenja treguese e riskut të korrupsionit.

Edhe pse kishte një diferencë 50 milionë lekë më shumë se sa oferta më e ulët, “Iliria/D” & “Lis Konstruksion” u shpallën fitues. Kontrata u nënshkrua pa garë dhe duke shkelur disa rregulla të ligjit mbi prokurimet publike. Kështu ndodh, sepse 50 milionë lekëshi është “taksa” e shpërdorimit të detyrës.

Bashkia Konispol e ka bërë rrugë manipulimin e tenderave

Kryetari i Bashkisë Konispol i ka të freskëta rekomandimet e lëna nga KLSH me anë të raportit të auditimit të vitit 2023.

“Referuar të dhënave për procedurat e zhvilluara për vitin 2022, gjithsej 5 procedura, me fond limit në vlerën 88 713 000 lekë, mbi bazën e materialitetit u audituan 3 procedura me fond limit 30 564 000 lekë dhe u konstatua se: a- Kriteret e aplikuara janë në kundërshtim me aktet ligjore e nënligjore të LPP dhe me tipologjinë e procedurës së zhvilluar, veprime të cilat direkt ose indirekt pengojnë pjesëmarrjen e operatorëve në procedura. Këto janë: Tenderi me objekt “Zgjerim i varrezave të fshatit Mursi”, me vlerë të fondit limit 4,108 000 lekë dhe vlerë kontrate 3 405 000 lekë; Procedura me objekt “Rikonstruksion i rrjetit të ndriçimit rrugor, Konispol”, me vlerë të fondit limit 8,917 000 lekë dhe vlerë kontrate 7 678 000 lekë; Procedura me objekt “Mbrojtje lumore në lumin “Pavëll” pranë urës së Bogazit”, me vlerë të fondit limit 17,539 000 lekë dhe vlerë kontrate 14,153 000 lekë”, shkruhet në raportin e audituesve të KLSH.

Ndërkohë, sipas raportit të KLSH, në 2 procedura prokurimi, Operatori Ekonomik i shpallur fitues nuk është në kushtet e plotësimit të gjitha kritereve standarde dhe dispozitave të LPP.

Në këto kushte komisioni i vlerësimit duhet të anulonte procedurën dhe zhvillonte procedurën tjetër me kushte me të favorshme. Konkretisht me këto shkelje u gjetën: Procedura me objekt “Rikonstruksion i rrjetit të ndriçimit rrugor, Konispol”, me vlerë të fondit limit 8 917 000 lekë dhe vlerë kontrate 7,678 000 lekë; Tenderi “Mbrojtje lumore në lumin “Pavëll” pranë urës së Bogazit”, me vlerë të fondit limit 17,539 000 lekë dhe vlerë kontrate 14 153 000 lekë;

E shkuara e errët e Muratit

Një nga bashkëpunëtorët e kryetarit në këtë tender është biznesmeni Bujar Murati. Ai është themeluesi i firmës LIS KONSTRUKSION, Bujar Murati, që ka një CV me përshirje në shumë skandale korrupsioni. Tani firmën e ka lënë në dorë  gruas së tij Dorina Muratit. Theksojmë se pas skandaleve, Murati i ndryshoi edhe emrin e  kompanisë që dikur quhej “Euro Alb”.

Kjo gjë ndodhi pas vitit 2021, kur Murati u arrestua me urdhër të SPAK për abuzimet që kishte bërë me tenderat me kryebashkiakun e Lushnjës Fatos Tushe dhe grupin e tij.

 

Në fakt, Murati nuk e kishte për herë të parë që përplasej me drejtësinë. Në vitin 2009, Murati mbante postin e drejtorit të përgjithshëm të prokurimeve publike në Ministrinë e Brendshme kur u arrestua për tenderin e uniformave të policisë, i paracaktuar për kompaninë “Gjergjefi”, me pronar Jani Gjergjefi.

Sipas prokurorisë dhe policisë, Murati me dy zyrtarë të tjerë  do të merrnin një pjesë të fitimit, në këmbim të shpalljes fitues të tenderit.

Murati jo vetëm i shpëtoi dënimit, por në janar të vitit 2014 depozitoi një padi civile në Gjykatën e Tiranës, duke kërkuar dëmshpërblim për ditët e burgut. Murati ka themeluar kompaninë e ndërtimit “Euro Alb” në vitin 1999. Në vitin 2006, biznesmeni ia shiti aksionet në masën 100 % bashkëshortes së tij, Doriana Murati. Pas shkarkimit si drejtor prokurimesh, arrestimit dhe më pas shpëtimit nga dënimi, Bujar Murati, në dhjetor të vitit 2013, i rimerr sërish aksionet, tashmë përmes dhurimit nga bashkëshortja e tij.

Është pikërisht kompania “Euro Alb”, e cila ishe paracaktuar fituese e tenderit abuziv me vlerë 24 milionë lekë për rehabilitimin e kanalit ujitës në Bitaj të Lushnjës. Sipas dosjes, kompania e Muratit e kishte fituar tenderin me dokumente të falsifikuara, me ofertë gati sa fondi limit, përmes përjashtimit arbitrar të kompanive të tjera, duke ndarë më pas një pjesë e të parave të tenderit sipas rolit në këtë aferë.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/201

Etiketa: Ergest Dule

Të Lidhura

Rriten temperatura, si parashikohet moti për ditën e sotme –

Rriten temperatura, si parashikohet moti për ditën e sotme –

nga 27
08:49 | 17/01/2026
0

Këtë të diel (17 janar 2026) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme . Moti parashikohet i...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 17 janar, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
08:47 | 17/01/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor sot (e diel, 17 janar 202), monedha evropiane euro do blihet me 96.1 lekë dhe...

Horoskopi ditor , e Shtunë 13 dhjetor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 17 janar 2026 –

nga 27
08:40 | 17/01/2026
0

Dashi Nesër do të duhet të merrni vendime të rëndësishme, por Branko këshillon të mos veproni nxituar. Mendoni gjatë për...

Operacioni i SPAK/ Ç’po ndodh në zonën e “Myslym Shyrit”? Në terren edhe drejtori i BKH-së Jon Keta –

Operacioni i SPAK/ Ç’po ndodh në zonën e “Myslym Shyrit”? Në terren edhe drejtori i BKH-së Jon Keta –

nga 27
23:02 | 16/01/2026
0

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe Policinë...

Para
Pezullim i dënimit me burg, Gjykata e Lartë shqyrton sot kërkesën e Ervin Salianjit

Edhe Gjykata e Lartë nën urdhrat e Xhafajt/ Rrëzon kërkesën e Salianjit për liri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rriten temperatura, si parashikohet moti për ditën e sotme –

Rriten temperatura, si parashikohet moti për ditën e sotme –

08:49 | 17/01/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 17 janar, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja –

08:47 | 17/01/2026
Horoskopi ditor , e Shtunë 13 dhjetor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 17 janar 2026 –

08:40 | 17/01/2026
Operacioni i SPAK/ Ç’po ndodh në zonën e “Myslym Shyrit”? Në terren edhe drejtori i BKH-së Jon Keta –

Operacioni i SPAK/ Ç’po ndodh në zonën e “Myslym Shyrit”? Në terren edhe drejtori i BKH-së Jon Keta –

23:02 | 16/01/2026
Pronat e kreut spanjoll të një skeme piramidale, mbi 23 hektarë tokë në Dhërmi, makina dhe llogari bankare –

Pronat e kreut spanjoll të një skeme piramidale, mbi 23 hektarë tokë në Dhërmi, makina dhe llogari bankare –

22:46 | 16/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Rriten temperatura, si parashikohet moti për ditën e sotme –
  • Këmbimi valutor 17 janar, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 17 janar 2026 –
  • Operacioni i SPAK/ Ç’po ndodh në zonën e “Myslym Shyrit”? Në terren edhe drejtori i BKH-së Jon Keta –
  • Pronat e kreut spanjoll të një skeme piramidale, mbi 23 hektarë tokë në Dhërmi, makina dhe llogari bankare –
  • I duhet një narrativë e re pas skandaleve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rriten temperatura, si parashikohet moti për ditën e sotme –
  • Këmbimi valutor 17 janar, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com