Emri/ “Tjetërsimi i Lagunës”, falsifikoi dokumenta, arrestohet 62-vjeçari – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Emri/ “Tjetërsimi i Lagunës”, falsifikoi dokumenta, arrestohet 62-vjeçari

11:54 | 29/06/2022
në Shqiperi
0

Vijon operacioni “Tjetërsimi i Lagunës”, për goditjen e veprimtarive të paligjshme në zonat e mbrojtura, ndersa ne pranga ka rënë një tjetër funksionar. Pas hekurave ka përfunduar Pjetër Luka. Nga operacioni, ka shkuar në 4 numri i personave të ndaluar. Mësohet se Luka ka përpiluar dhe lëshuar dokumente të falsifikuara.

“Zgjerohet sipërfaqja e zonave të mbrojtura të verifikuara, rritet numri i funksionarëve publikë të implikuar në veprimtaritë e paligjshme që kryhen në këto zona.

Vihet në pranga një tjetër shtetas i dyshuar i përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Shkon në 4 numri i personave të ndaluar në kuadër të këtij operacioni. Sekuestrohen dokumente të dyshuara të falsifikura.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Në vijim të operacionit “Tjetërsimi i Lagunës”, i zhvilluar rreth 1 muaj më parë, për goditjen e veprimtarive të paligjshme që po zhvilloheshin në zonën e mbrojtur të Kune Vain, në të cilat u përfshinë 4 funksionarë publikë, 3 prej të cilëve u ndaluan, ndërsa 1 tjetër u shpall në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, kanë vijuar hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie. Në kuadër të hetimeve është zgjeruar sipërfaqja e zonave të mbrojtura të verifikuara për veprimtaritë e paligjshme që kryhen në to.

Si rezultat i këtyre hetimeve është vënë në pranga edhe një tjetër funksionar publik, i cili dyshohet se është përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Shërbimet e Policisë kanë ndaluar shtetasin P. L., 62 vjeç, banues në Grykë Lumi, Tale, me detyrë kryetar i këtij fshati, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Ky shtetas, dyshohet se në periudha të ndryshme kohore, ka përpiluar dhe lëshuar dokumente të falsifikuara, me qëllim tjetërsimin e kësaj prone, në favor të të tretëve.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dokumente të ndryshme të dyshuara të falsifikuara (me të dhëna të rreme).

Vijon operacioni, për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”-njofton policia.

 

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
E rëndë në Durrës, gjendet i pajetë në bregdet një i moshuar

E rëndë në Durrës, gjendet i pajetë në bregdet një i moshuar

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Bylis dhe Dinamo barazim mes tyre me gola dhe kartona të kuq –

Bylis dhe Dinamo barazim mes tyre me gola dhe kartona të kuq –

19:14 | 13/04/2026
PSG mund të mposhtet, Liverpool synon kalimin –

PSG mund të mposhtet, Liverpool synon kalimin –

19:04 | 13/04/2026
Radhë me orë të tëra në aeroporte, sistemi i ri kufitar “bllokon” udhëtarët –

Radhë me orë të tëra në aeroporte, sistemi i ri kufitar “bllokon” udhëtarët –

18:56 | 13/04/2026
Merkato turke, Calhanoglu 99% shanse të transferohet te Galatasaray, lojtari ka dhënë fjalën –

Merkato turke, Calhanoglu 99% shanse të transferohet te Galatasaray, lojtari ka dhënë fjalën –

18:44 | 13/04/2026
Shtyhet miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian –

Shtyhet miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian –

18:36 | 13/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Bylis dhe Dinamo barazim mes tyre me gola dhe kartona të kuq –
  • PSG mund të mposhtet, Liverpool synon kalimin –
  • Radhë me orë të tëra në aeroporte, sistemi i ri kufitar “bllokon” udhëtarët –
  • Merkato turke, Calhanoglu 99% shanse të transferohet te Galatasaray, lojtari ka dhënë fjalën –
  • Shtyhet miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian –
  • Shtyhet miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Bylis dhe Dinamo barazim mes tyre me gola dhe kartona të kuq –
  • PSG mund të mposhtet, Liverpool synon kalimin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com