Lezha është tronditur gjatë natës nga një shpërthim me lënde plasëse në një servis makinash. Nga shpërthimi raportohet vetëm për dëme materiale.
Raportohet se servisi është në pronësi të 58-vjeçarit, Tol Mhillajt.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave e motivit të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.