Kadastra e Vlorës ka ndryshuar sërish drejtuesin. Së fundmi në krye të Kadastrës së Vlorës është emëruar Ina Lucci, e cila ka mbajtur të njëjtin funksion në 2013-2014.
Lucci ka zëvendësuar në detyrë Erdet Mandin, i cili e mbajti këtë detyrë për disa muaj.
Dy muaj më parë, drejtuesja e re e Drejtorisë së Përgjithshme të Kadastrës Dallëndyshe Bici kallëzoi penalisht me akuzën “shpërdorim detyre” në SPAK tetë zyrtarë dhe ish zyrtarë të lartë të Kadastrës së Vlorës, mes tyre edhe Erdet Mandin.
Kadastra e Vlorës është një nga institucionet ku drejtuesit janë ndërruar ccdo 4-5 muaj, gjë që është pohuar edhe nga Kryeministri Edi Rama, ditën që paralajmëroi nisjen e reformës në kadastër.