Një 62-vjeçar ka rënë në prangat e policisë për dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Në pranga ka rënë shtetasi Gjovalin Gjata. Ndërkaq gjatë kontrollit në banesë, 62-vjeçarit iu gjet dhe një armë gjahu dhe sasi municioni.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve ne Komisariatin e Policisë Mirditë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj. Gj., 62 vjeç banues në fshatin Gëziq, Mirditë, pasi ka bërë kallëzim bashkëshortja e tij, shtetasja F. Gj., se 62-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj saj.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu, me leje, dhe një sasi municioni luftarak.
Shtetases F. Gj. iu lëshua urdhri i menjëhershëm i mbrojtjes.”-njofton policia.
Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...








