Emiriana Sako hedh 40 mln lekë për beton në xhepin e Shkëlqim Kupës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Emiriana Sako hedh 40 mln lekë për beton në xhepin e Shkëlqim Kupës

16:29 | 09/12/2022
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

PD do depozitojë kërkesën për përjashtimin e Ballës –

Je mësuar me kur*at në partinë tënde –

Nuk ka kërkesa për evakuim –

Po më bëjnë presion, por nuk do të largohem nga partia –

Emiriana Sako ecën gjurmët e mësuesit të saj Vangjush Dako. Përveç betonizimit nuk ka bërë ndonjë investim tjetër të vlefshëm në Bashkinë Durrës gjatë këtyre viteve. Edhe tenderi i fundit që ka firmosur Sako është blerje betoni. Prokurimi është mbyllur me 7 dhjetor, por në mënyrë të parregullt. Tenderi ka si objekt  “Blerje betoni, viti 2022”, konkretisht vetëm për muajin nëntor dhe dhjetor. Sako ka menduar të shpenzoje 40 milionë lekë për këtë kontratë që është firmosur në shkelje të ligjit të prokurimit. Pasi tenderi është dhënë pa garë.

Sipas dokumentacionit edhe pse gara për këtë tender ka zgjatur 1 muaj,  vetëm firma “KORABI 2007” e Shkëlqim Kupës ka paraqitur ofertë. Sako në këtë rast duhet të anulonte procedurën dhe të rishikonte kriteret, që shpesh bëhen shkak për abuzimin me tenderët.

Por, krybashkiakja e Durrësit, duke qenë se në garë ka qenë një mik i qeverisë, ka firmosur fitoren për Kupën.  Kështu, edhe ky tender është dhënë pa konkurrencë dhe 40 milionë lekë xhirojnë padrejtësisht tek Kupa, me të cilin Sako parashikon të blejë 540 metër kub beton.

Open Data i kanë dhënë prokurimit “flamurin e kuq” dhe ngre alarmin për abuzimet që po bëhen me buxhetin e Bashkisë Durrës. Ndërkohë Gijotina.com ka denoncuar se të gjithë tenderët e fundit Sako i ka mbyllur në shkelje. Shumë prej tyre për shpenzime luksi dhe me vlera miliarda lekëshe.

Shkëlqim Kupa, miku i kryebashkiakëve

Brenda dy javëve Shkëlqim Kupa ka përfituar tre tenderë pa garë.  800 milionë lekë i mori pa konkurrencë nga Bashkia Dibër përmes tenderit me objekt “Ndërtim ujësjellësi për furnizim me ujë të pijshëm për fshatrat Brezhdan dhe Ushtelenxë”.  Vetëm disa ditë më pas Kupa ka përfituar një tender me vlerë 50 milionë lekë nga Bashkia Tiranë për blerje hekuri, profile, rrjetë gabion, tel xingato, tel bari etj. Ndërsa dhurata e radhës i erdhi nga Sako, sërish kontratë pa garë.

Shkëlqim dhe Qamil Kupa janë mjaft të njohur për pjesëmarrjen në tendera abuzivë, sidomos në vitet e fundit. Madje, në kohën kur e gjithë vëmendja ishte fokusuar tek zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2022, Shkëlqim Kupa ka vazhduar në heshtje përvetësimin e fondeve publike, duke qenë se është i përkëdheluri i kryebashkiakëve.

Lexo edhe: Sako i fal tenderin Rafaela Ricës/ 100 mln lekë për pemë dhe drita

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Të Lidhura

PD do depozitojë kërkesën për përjashtimin e Ballës –

PD do depozitojë kërkesën për përjashtimin e Ballës –

nga 27
21:42 | 05/03/2026
0

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka deklaruar para medias se sjellja e Taulant Ballës është e papranueshme dhe se PD...

Je mësuar me kur*at në partinë tënde –

Je mësuar me kur*at në partinë tënde –

nga 27
21:08 | 05/03/2026
0

Situata në Kuvend ka degraduar në sherr dhe ofendime mes deputetëve të PS dhe mazhornacës. Gjithçka nisi teksa kreu i...

Nuk ka kërkesa për evakuim –

Nuk ka kërkesa për evakuim –

nga 27
20:56 | 05/03/2026
0

Në ditën e gjashtë të konfliktit mes SHBA, Izrael dhe Iranit sa vjen e shtohet shqetësimi për shtetasit e huaj...

Po më bëjnë presion, por nuk do të largohem nga partia –

Po më bëjnë presion, por nuk do të largohem nga partia –

nga 27
20:52 | 05/03/2026
0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar se nuk do të largohet nga Partia Demokratike dhe se përpjekja e...

Para
“Turqia është çelës për stabilitetin e Evropës”

"Turqia është çelës për stabilitetin e Evropës"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

PD do depozitojë kërkesën për përjashtimin e Ballës –

PD do depozitojë kërkesën për përjashtimin e Ballës –

21:42 | 05/03/2026
Je mësuar me kur*at në partinë tënde –

Je mësuar me kur*at në partinë tënde –

21:08 | 05/03/2026
Nuk ka kërkesa për evakuim –

Nuk ka kërkesa për evakuim –

20:56 | 05/03/2026
Po më bëjnë presion, por nuk do të largohem nga partia –

Po më bëjnë presion, por nuk do të largohem nga partia –

20:52 | 05/03/2026
Isha i lodhur, më zuri gjumi, makina doli nga rruga dhe ra nga disa metra lartësi –

Isha i lodhur, më zuri gjumi, makina doli nga rruga dhe ra nga disa metra lartësi –

20:02 | 05/03/2026

Më Të Lexuarat

  • PD do depozitojë kërkesën për përjashtimin e Ballës –
  • Je mësuar me kur*at në partinë tënde –
  • Nuk ka kërkesa për evakuim –
  • Po më bëjnë presion, por nuk do të largohem nga partia –
  • Isha i lodhur, më zuri gjumi, makina doli nga rruga dhe ra nga disa metra lartësi –
  • Kërkoj ndjesë nëse je fyer –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • PD do depozitojë kërkesën për përjashtimin e Ballës –
  • Je mësuar me kur*at në partinë tënde –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com