Emigranti vret me kallash 51-vjeçarin pas dëfrimit me muzikë në lokal, ja si ndodhi ngjarja – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Emigranti vret me kallash 51-vjeçarin pas dëfrimit me muzikë në lokal, ja si ndodhi ngjarja

16:07 | 24/08/2022
në Shqiperi
0

Dëfrimi i një nate me muzikë “live” në një lokal në fshatin Shelqet të Bashkisë së Vaut të Dejës përfundoi me një ngjarje tragjike. Agron Hasani, 51 vjeç teksa po merrte automjetin e tij për të ikur në shtëpi pasi muzika u mbyll, mbeti i vrarë nga një i njohur i tij. Autori i dyshuar për policinë është shtetasi Alfons Palushani, 37 vjeç, një emigrant me qëndrim në Angli, pushimet e të cilit u mbyllën duke qëlluar me armë zjarri automatik kallashnikov ndaj të njohurit të tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të 23 gushtit në oborrin e lokalit. Më përpara viktima dhe autori i dyshuar kishin shkuar për të dëgjuar muzikë “live” dhe gjatë qëndrimit aty kanë nisur që të fyejnë njëri-tjetrin. Fyerjet kanë agravuar duke krijuar kështu një konflikt të ashpër mes tyre.

Në këtë mënyrë, 37-vjeçari Alfons Palushani është larguar nga lokali dhe në atë moment viktima ka menduar se nuk do të kthehet më ndaj edhe ai pas pak minutash ka marrë automjetin për t’u larguar në banesë rreth orës 3 të mëngjesit kur muzika ka mbaruar.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Në atë moment është shfaqur 37-vjeçari Palushani i cili dyshohet se ka qëlluar pa mëshirë me breshëri plumbash duke mos i dhënë asnjë mundësi që të shpëtojë i gjallë shtetasit Agron Hasani. 51-vjeçari mbeti i vrarë në vend ndërsa autori i dyshuar menjëherë pas ngjarjes së rëndë është larguar në drejtim të paditur. Pas breshërive të automatikut që pasuan me një vrasje atë mbrëmje muzikore në fshatin Shelqet të Vau Dejës, në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie.

“Nga veprimet e shpejta dhe hetimet paraprake të kryera nga Policia, dyshohet se konflikti për motive të dobëta ka nisur në lokalin e fshatit dhe menjëherë shtetasi A.P., ka shkuar në banesë ka marrë armën e zjarrit kallashnikov dhe në momentin që shtetasi A.M. ka hipur në automjetin e tij për t’u larguar shtetasi A.P. e ka qëlluar me armë zjarri.”

Përveç trupit të pajetë të viktimës i bërë shoshë nga plumbat, policia gjeti aty edhe pronarin e lokalit, i cili nuk ishte larguar ende. Burime nga vendngjarje bëjnë me dije se autori i dyshuar Alfons Palushani dhe viktima Agron Hasani kanë qenë të dy të dehur nën efektin e alkoolit.

Në pije e sipër këta dy shtetas gjatë gjithë mbrëmjes me muzikë “live” në lokalin e fshatit Shelqet kanë ngacmuar njëri-tjetrin me fjalë duke kaluar më pas në fyerje e duke përfunduar me një debat të ashpër. Kjo ka bërë që 37-vjeçari të largohet për të marrë armën në banesën e tij që ndodhet jo shumë larg nga lokali dhe të rikthehet duke lënë të vrarë 51-vjeçarin.

Pronari i lokalit mësohet se ka treguar për Policinë rreth debatit mes dy personave të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.

Ndërkohë Policia Vendore e Shkodrës ka bërë të mundur shoqërimin në komisariat të personave të tjerë që ndodheshin në lokal të cilët kanë dhënë dëshmitë e tyre rreth vrasjes së ndodhur.

Nga ana tjetër policia ka ngritur grupe kontrolli dhe po bën krehjen e gjithë zonës për të arritur në kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje, shtetasin Alfons Palushani. 37-vjeçari pas vrasjes është larguar në drejtim të paditur dhe nuk është arritur ende arrestimi i tij. Policia vijon hetimet për të zbardhur të plotë vrasjen.

Etiketa: kalllashngjarjevrasje

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
E rëndë në Tiranë/ Hidhet nga kati i shtatë i pallatit, ndërron jetë i moshuari

U qëllua me armë, vdes në spital biznesmeni i njohur (EMRI+FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

7 vite pas tërmetit, qytetarët ende pa zgjidhje për pronat e tyre –

Abuzimi i OSHEE, qytetari në Fushë-Krujë faturohet 2-3 herë më shumë se konsumi –

11:52 | 19/03/2026
7 vite pas tërmetit, qytetarët ende pa zgjidhje për pronat e tyre –

Abuzimi i OSHEE, qytetari në Fushë-Krujë faturohet 2-3 herë më shumë se konsumi –

11:42 | 19/03/2026
Atentati në Rinas/ Merret i pandehur ish-drejtori i AMP, punësoi Muçi Shaljanin në kundërshtim me ligjin –

Atentati në Rinas/ Merret i pandehur ish-drejtori i AMP, punësoi Muçi Shaljanin në kundërshtim me ligjin –

11:06 | 19/03/2026
Kjo ditë është moment bashkimi –

Kjo ditë është moment bashkimi –

11:02 | 19/03/2026
‘Shqiptarët pagujnë 125 lekë taksë për çdo litër naftë’, PD propozon masat për uljen e çmimit –

‘Shqiptarët pagujnë 125 lekë taksë për çdo litër naftë’, PD propozon masat për uljen e çmimit –

10:54 | 19/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Abuzimi i OSHEE, qytetari në Fushë-Krujë faturohet 2-3 herë më shumë se konsumi –
  • Abuzimi i OSHEE, qytetari në Fushë-Krujë faturohet 2-3 herë më shumë se konsumi –
  • Atentati në Rinas/ Merret i pandehur ish-drejtori i AMP, punësoi Muçi Shaljanin në kundërshtim me ligjin –
  • Kjo ditë është moment bashkimi –
  • ‘Shqiptarët pagujnë 125 lekë taksë për çdo litër naftë’, PD propozon masat për uljen e çmimit –
  • U tradhtuan nga koshi i mbeturinave, policia gjermane zbulon plantacionin e kanabisit të shqiptarëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Abuzimi i OSHEE, qytetari në Fushë-Krujë faturohet 2-3 herë më shumë se konsumi –
  • Abuzimi i OSHEE, qytetari në Fushë-Krujë faturohet 2-3 herë më shumë se konsumi –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com